Reagimi për Sigurimin e Shtetit në diktaturë/ Tufa: Autoriteti i Dosjeve, një ndërmarrje qeveritare propagandistike…

0
142

“Autoriteti Dojseve, po mbron me fanatizëm, deri në fund, ish oficerin operativ të sigurimit, shokun Xhavit Shala”- shkrimtari Agron Tufa, lëshon këtë deklaratë dhe një reagim të tij, në lidhje me funksionimin e këtij institucioni krijuar për dosjet e sigurimit të shtetit, por në paradoks siç po vërehet nga shkrimtari është krijuar si një ndërmjarrje qeveritare propagandistike. Nxitja e kësaj deklarata vjen nga fakti se qysh para se të krijohej ky institucion është ndihmuar nga një oficer Sigurimi, me emrin Xhavit Shala, sot drejtor në Polici.

 

 

“Autoriteti Dojseve, po mbron me fanatizëm, deri në fund, ish oficerin operativ të sigurimit, shokun Xhavit Shala”- shkrimtari Agron Tufa, lëshon këtë deklaratë dhe një reagim të tij, në lidhje me funksionimin e këtij institucioni krijuar për dosjet e sigurimit të shtetit, por në paradoks siç po vërehet nga shkrimtari është krijuar si një ndërmjarrje qeveritare propagandistike. Nxitja e kësaj deklarata vjen nga fakti se qysh para se të krijohej ky institucion është ndihmuar nga një oficer Sigurimi, me emrin Xhavit Shala, sot drejtor në Polici.

Shkrimtari Tufa, prej kohësh është larguar nga Shqipëri, ndodhet në ekzil, por nuk e ka ulur tonin e tij për të zbuluar të vërtetën mbi shtetin dikatorial. Ashtu sikurse ka qenë në krye të ISKPK-së, edhe tani, larg vendit, Tufa s’rresht për të vënë në dukje se edhe ky sistem i tanimë ka në strukturën e tij njerëz që i kanë shërbyer komunizmit, dhe kanë udhëra për ekzekutimin e të pafajshëm. Ky debat që përpiqet të mbahet me tone të ulura, vazhdon me egërsi nga njerëz që kanë drejtuar sistemin komunist, duke mbajtur edhe sot pozicione të larta në administratën shqiptare. Pikërisht duke vazhduar betejën e tij për dekomunistizimin e shtetit demokratik, shkrimtari Tufa ka dhënë dje deklaratën e tij duke shënuar dyshimet që ai ka për institucionin, pothuaj paralel, të krijuar nga qeveria, si Autoriteti i Dosjeve se është “pushtuar” e drejtohet nga njerëzit e djeshëm të diktaturës. Për rastin konkret, Tufa shkruan:  “I ashtuquajturi Autoritet i dosjeve, një ndërmarrje qeveritare propagandistike, qysh para se të krijohej, i ndihmua nga një oficer Sigurimit që quhet Xhavit Shala, sot drejtor në Polici. Kontaktet me këtë individ u vendosën në vitin 2014, pasi bërthama e Autoritetit kishte marrë urdhrin nga komandant Rama për të krijuar një institucion të tillë. Për sytë e ndërkombëtarëve, gjoja Shqipëria po hapte dosjet, ndërsa në të vërtetë, oficerët e Sigurimit do të vazhdonin të punonin në administratë, të gjithë drejtorë e me rroga të majme. Të përndjekurit, do shihen si element kulturor për të shuar kuriozitetin, por kurrsesi të cenonin pushtetin e xhavitëve apo ganizenelëve. Autoriteti po e mbron fort këtë kohë tutorin e vet Xhavit Shala, duke refuzuar të përgjigjet për Komisionin e Jashtëm të Vlerësimit (KJV-në), duke shkelur rëndë ligjin. Xhavit Shala ka hapur një proces në Gjykatën e Tiranës, nga e cila kërkon vërtetimin e faktit për një vendim të ish komisionit të drejtuar nga Nafiz Bezhani. Komisioni në fjalë, nuk pat marrë vendim në atë kohë sepse Shala me ndryshimet që pësoi ligji, nuk ishte më subjekt verifikimi. Tanimë, për të shpëtuar shokun Xhavit nga rrogat e majme, Autoriteti po vonon përgjigjen. Gjatë kësaj kohe, shoku Xhavit rregullon punët me gjykatën. Pasi shoku Xhavit do “fitojë” gjyqin, atëherë, Autoriteti do informojë KJV-në, e cila, me një vendim gjykate përpara, nuk do ta verifikojë sigurimsin Xhavit. Deri më sot, prokuroria ende nuk ka filluar për Autoritetin për pengim të veprimeve hetimore.”

Edhe para pak ditësh, Tufa sinjalizonte se në krye të Policisë tani do të jetë një ish bashkëpunëtor Sigurimi, “Filtra”, ose i quajturi Albert Dervishi. Megjithëse ky dihet botërisht si i tillë, Autoriteti i Sigurimit (AIDSSH) ka refuzuar sistematikisht të informojë Komisionin e Jashtëm të Vlerësimit, pavarësisht se e ka detyrim dhe informacioni është i deklasifikuar- ka deklaruar shkrimtari. “Po bëhen, kësisoj, dhjetra raste që AIDSSH po konfirmon se qysh në zanafillë është mbjellë e selitur nga duart e Sigurimit të shtetit komunist. Së këndejmi dhe shërbimin kyç e strategjik e kryen me besnikëri. Flasim jo me gjuhë hamendjesh, por me gjuhën e fakteve gozhduese. Në foto: Xhavit Shala në gjirin e AIDSSH si ngrënës dhe si mentor.”

Ka folur edhe më herët shkrimtari për punonjësin e sigurimit të hstetit në kohën e diktaturës, por si duket askush nuk dëgjon në këtë anë. Tufa ka postuar një foto, të prill 2017, ku është organizuar një takim për edukimin qytetar mbi dosjet e Sigurimit të Shtetit. Shkrimtari ka tërhequr vëmendjen, në ironi, se në krye të kësaj tavoline ishte një prej protagonistëve të sigurimit të shtetit. “Më 12-13 prill 2017, AIDSSh, organizoi një muhabettjerrje me titull “Mbi edukimin qytetar dhe komunikimin strategjik rreth dokumenteve të Sigurimit të Shtetit”. Në krye të tavolinës ishte ish operativi i Sigurimit të Shtetit, apo “specialisti”, siç e quan veten, Xhavit Shala (majtas fotos). D.m.th ky ishte i interesuar për “edukimin qytetar” të punëve të veta. Siç edhe dihet, Shala ka qenë mentori kryesor i Autoritetit qysh para se ai të krijohej dhe si shpërblim apo detyrim, drejtuesja e tij, i mori gruan në punë për të administruar dokumentet e krijuara nga burri. Sa e dhënë pas oficerëve të Sigurimit, e tregon kjo zemër e kryetares së Autoritetit. Shto faktin e fundit se Autoriteti refuzon dhënien e dokumentëve për vettingun e jashtëm të policisë dhe merret me mend lehtë “edukimi qytetar”. Për heshtjen dhe fshehjen e të kaluarës në shërbin të diktatorës së të zgjedhurve nga vetingu në kry të organeve të reja të drejtësisë, kemi folur më parë. Se pse i mbron Autoriteti, se pse nuk i denoncon publikisht, siç e ka për detyrë, kjo shpjegohet me misionin e ngarkuar partiak qysh në gjenezën e krijimit të tij. Se ç’gjë e mirë mund të dalë nga një çorbë propagandistike e gatuar më zyrat e komsomolasit Erion Velia!?”- ka përfunduar Tufa.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here