Precedenti i 34-vjeçarit në Islandë / Strasburgu mund t’i hapë rrugën padive të gjyqtarëve të shkarkuar nga vetingu në Shqipëri

0
130

Gjykata e Strabusrgu u ka hapur derën të gjithë atyre që pritet të vetohen nga dita e sotme në vazhdim, që të depozitojnë një ankimim, nëse kanë pretendime për trupën gjykuese e cila i ka shkarkuar. Por jo vetëm për raste të tilla.

Vendimi i lëshuar nga Gjykata e Strabrugut tregon se si një i ri, 34 vjeç nga Islanda fitoi të drejtën e tij në Straburg pasi ishte ndaluar teksa udhëtonte i dehur në mjet dhe nën efektin e lëndëve narkotike.

I riu i quajtur Guðmundur Andri Ástráðsson u dënua nga gjykata lokale me akuzën e shkeljeve të rregullave të qarkullimit por e konsideroi një vendim ‘nul’. Sipas tij, njëra nga gjyqtaret, me inicialet A.E., ishte vendosur aty në mënyrë të paligjshme, por as Apeli nuk i dha të drejtë. Kështu 34-vjeçari, në vitin 2017 shkoi në Straburg dhe fitoi të drejtën e tij. Vendimi i Gjykatës Supreme bëri që Islanda t’i futej një procesi Vettingu në drejtësi, njësoj siç po bën Shqipëria.

Kështu, gjatë procesit, rezultoi që gjyqtarja ishte vendosur vërtet aty në mënyrë të paligjshme, duke u skualifikuar nga bota e drejtësisë. Bazuar në këtë vendim, nga sot, çdokush që shkakrohet dhe ka pretendime për trupën gjykuese, mund ta apelojë çështjen në Strasburg.

Mirëpo vendimi i sotëm i Strasburgut, i cili mund të përdoret edhe si precedent për Shqipërinë, nuk detyron shtetet që të rishikojnë vendimet e dhëna nga trupa gjykuese, të cilat janë ngritur në mënyrë të paligjshme.

Sipas gjykatës, precedenti do të mund të përdoret nga ky vendim e më tej duke përjashtuar atë se çfarë ka ndodhur para 1 dhjetorit.

Edhe avokati i tij mbrojtës, Jordan Daci e cilësoi të gabuar vendimin e gjykatës. Ai pretendoi se në arsyetimin e shkurtuar të vendimit u deklaruan fakte të ndryshme. “Praktkisht nuk jemi përpara një dokumenti. Ky është një precedent shumë i rrezikshëm. Nuk është vetëm çështje e Luanit, sepse i hap rrugë një praktike shumë të keqe në raport me praktikën e falsifikimit të dokumentacionit në Shqipëri”, pohoi avokati.

Luan Daci u denoncua në SPAK për falsifikim të dokumenteve nga ish-prokurori dhe ish-anëtari i KLP, Besnik Cani. Ndaj Dacit është dorëzuar në SPAK edhe një kallëzim i dytë nga ish-prokurorja e Prokurorisë së Tiranës Antoneta Sevdari; ish-prokurori i Korçës Elsion Sadiku dhe ish-gjyqtari i Apelit Tiranë, Ervin Metalla.

 

LEXO EDHE:  http://www.standard.al/2020/12/01/anetari-i-kpa-se-luan-daci-denohet-per-falsifikim-te-dokumenteve/

LEXO EDHE: http://www.standard.al/2020/12/01/me-denimin-e-dacit-ai-bie-vettingu-se-paku-moralisht/

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here