Orgji në Bruksel/ Daily Mail zbulon si u kapën të zhveshur diplomatët e BE-së

0
117

Një eurodeputet hungarez, i cili ka bashkëthemeluar partinë Fidesz, e cila njihet për qëndrimet e saj anti-LGBTQI, ka dhënë dorëheqjen pasi u kap duke thyer rregullat e izolimit.

Sipas Daily Mail, Jozsef Szajer mori pjesë në një orgji në Bruksel. Shumica e 25 personave në orgji ishin meshkuj, raporton gazeta. Ai tentoi që të arratisej nga dritarja kur policia mbërriti në vendin e ngjarjes. Teksa po rrëshqiste në një tub, ai u plagos.

Kur u kap nga policia, ai tentoi që të mbrohej pas imunitetit diplomatik përpara se të lihej i lirë me një paralajmërim.

Sipas Daily Mail, shumica e meshkujve brenda ishin të zhveshur dhe tentuan që të largohen. Ndërkohë mediat vendase raportojnë se në festë ishin edhe diplomatë të BE të zhveshur, të cilët nuk janë identifikuar.

Në çantën e eurodeputetit është gjetur drogë, por ai e ka mohuar një fakt të tillë. Ishte vetë Szajer ai që doli dhe konfirmoi praninë e tij, pasi zërat për përfshirjen e tij filluan të qarkullonin në mediat hungareze. “Unë isha i pranishëm”, pranoi ai, duke nënvizuar se nuk e përdori drogën e gjetur në dhomë.

Deputeti shtoi se i vinte keq që kishte shkelur kufizimet anti-Covid”, para se t’i kërkonte falje kolegëve, votuesve dhe familjes.

Szájer njoftoi pa asnjë paralajmërim dorëheqjen si eurodeputet të dielën. Ai tha në deklaratën e tij të martën se ishte një hap i gabuar dhe personal i tij. Ai shtoi: “Unë kërkoj nga të gjithë të mos e shtrijnë atë në atdheun tim, ose në komunitetin tim politik.”

Szájer është një anëtar i vjetër i Fidesz, i cili ndihmoi në hartimin e Kushtetutës së vendit. Ai shërbeu si kreu i delegacionit Fidesz në Parlamentin Evropian dhe anëtar i komitetit të punëve të jashtme të asamblesë.

Qeveria hungareze ka kundërshtuar të drejtat e LGBTQI javën e kaluar, ku së bashku me Poloninë, shprehën kundërshtim të fortë ndaj një plani të barazisë gjinore për politikën e jashtme të BE-së që kërkon të forcojë të drejtat e grave, vajzave dhe LGBTQI në të gjithë botën duke “sfiduar normat gjinore dhe stereotipet”.

LEXO EDHE http://www.standard.al/2020/12/01/35-miliarde-dollare-okb-ja-kerkon-fonde-asistence-per-vitin-2021/

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here