Nuk i dha paratë, shqiptari lyen me vodka dhe i vë flakën pronarit në Greqi…

0
135

Policia greke ka arrestuar një 20 vjeçar me origjinë nga Shqipëria me akuzën e vrasjes së një pronari hoteli në ishullin e famshëm Santorini.

Mediat greke raportojnë se i riu shqiptar dyshohet se fillimisht goditi me një send të fortë pronarin e hotelit duke e shtrirë në tokë, më pas i hodhi vodka në trup duke i vënë zjarrin në fund.

Nga të dhënat paraprake dyshohet se i riu shqiptar e goditi punëdhënësin grek për shkak se ky i fundit nuk i kishte paguar 200 euro, për të cilat i detyrohej.

69-vjeçari Nikos Halaris u gjet i pajetë, gjysmë i djegur disa minuta më pas në ambientet e hotelit.

Ngjarja ka ndodhur disa ditë më parë duke tmerruar Greqinë për mënyrën si ndodhi krimi, por verifikimi i pamjeve të kamerave të sigurisë bëri që policia të shkojë tek autori i dyshuar i ngjarjes.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here