“Mund të kemi 1 mijë infektime në ditë, duhen masa të tjera shtrënguese”, çfarë paralajmëron Drejtori i Urgjencës Kombëtare

0
101

Drejtori i Urgjencës Kombëtare thotë se gjatë muajit dhjetor numri i infektimeve ditore me koronavirus mund të arrijë në 1 mijë persona. Brataj shprehet se në këtë situatë nevojiten masa të reja shtrënguese.

“Nga 700-800 raste të ditëve të fundit, do të kemi një rritje 20-30% të rasteve ditore dhe shtrimeve në spital. Dimri, temperaturat e ulëta, lagështia e ajrit dhe qëndrimi në ambiente të mbyllura janë favorizues të përhapjes së virusit”- tha Brataj.

Përfaqësuesi i Komitetit Teknik shprehet i rezervuar në lidhje me masat e tjera që mund të merren për të parandaluar përhapjen e virusit, por si ekspert, Brataj nuk nguron të deklarojë nevojën për të aplikuar kufizimet e tjera, si në orare ashtu dhe në aktivitete të ndryshme. Po kaq të nevojshme janë edhe rregullat që duhet të zbatohen nga qytetarët.

“Nevojiten kufizime të tjera. Qytetarët duhet të ndërgjegjësohen të zbatojnë rregullat, nëse nuk do të kontrollohet infeksioni do të ketë masa të tjera, kufizime të orareve dhe masa siç po aplikojnë vendet e tjera të botës”- tha Brataj për A2.

Aktualisht, 18 mijë persona janë të sëmurë aktivë. Më të prekurit nga virusi janë 65-70 vjeçarët, grupmosha që ka pasur edhe më shumë humbje jete. Nga fillimi i epidemisë mbi 810 persona nuk kanë mundur t’i mbijetojnë sëmundjes.

LEXO EDHE:  http://www.standard.al/2020/12/01/situate-e-renduar-rritje-drastike-e-rasteve-12-viktima-dhe-832-infektime-te-reja-ne-24-ore/

Situatë e rënduar/ Rritje drastike e rasteve, 12 viktima dhe 832 infektime të reja në 24 orë

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here