Mediu thirrje opozitës: Duhet të mblidhemi, po shkatërrohen liritë politike dhe fetare…

0
130

Kreu republikan, Fatmir Mediu, i është drejtuar me një apel Komitetit Teknik anti-Covid për të marrë masa në mbrojtje të jetës së shqiptarëve dhe jo të ndalojë aktivitetet politike.

Mediu ka reaguar këtë të martë në rrjetet sociale ku ka komentuar edhe një dokument zyrtar kthim-përgjigje ndaj kreut të Kuvendit Gramoz Ruçi, të zv/ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes sociale Mira Rakacolli, ku lejohen të mbahen seancat parlamentare por me disa kufizime.

Mediu shprehet se ndalimi i grumbullimeve cënon drejtpërdrejt fushatën politike. Ai u bën thirrje partive opozitare që të mblidhen për tu përballur me shkatërrimin e lirive politike dhe mos lejimin e manipulimit të zgjedhjeve të 25 Prillit.

“Komiteti teknik duhet të përcaktoj rregullat që mbrojnë qytetarët nga COVID-19 dhe jo të ndalojë opozitën te bëj aktivitete politike dhe të lejojë qeverinë apo parlamentin e qeverisë të zhvillojë aktivitete.

Të gjitha partitë politike të opozitës pa dallim duhet të mblidhen për tu përballur me shkatërrimin e lirive politike, lirive fetare dhe shkatërrimit e manipulimit të zgjedhjeve të 25 Prillit”, shkruan Mediu

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here