Standard.al

Gjysmë milioni dollarë për 30 ditë! Reagon Këlliçi: Erion, je mishërimi i shprehjes fshati digjet, “k*rva” krihet…

0

Në një kohë që Shqipëria, por veçanërisht Tirana, është mbërthyer nga shifrat e larta të personave që humbin jetën nga Covid 19, por edhe numri tejet i lartë i personave që po luftojnë në spital dhe shtëpi me virusin, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, vazhdon të jetë i fokusuar te propaganda.

Për të pasur sukses edhe më shumë se shefi i tij ditët e fundit, Bashkia e Tiranës, ka hapur një tender në Agjencinë e Prokurimit Publik me vlerë plot 41.265.000 pa TVSH (me TVSH rreth gjysëm milioni USD) për të blerë pajisje audiovizive”, denonconte Boldnews më 25 nëntor 2020, lidhur me tenderin e rradhës së bashkisë së Tiranës.

Lidhur me këtë tender ka reaguar sot kreu i FRPD, Belind Këlliçi, i cili duke iu drejtuar Erion Veliajt, shkruan se është mishërimi i shprehjes “fshiti digjet, ajo krihet”.

Këlliçi shkruan se në situatën e vështirë që po kalon vendi, ku mijëra shqiptarë përballen çdo ditë me Covid-19, Erion Veliaj ka gjetur “kurën” për të shëruar të sëmurët: Video dhe foto profesionale si ato të dasmave!

Postimi nga Belind Kelliçi

Gjysmë milioni dollarë për 30 ditë! Paraja lumë për foto dhe video! Me firmën e të buzëqeshurit Erion Veliaj.

Në situatën e vështirë që po kalon vendi, ku mijëra shqiptarë përballen çdo ditë me Covid-19, Erion Veliaj ka gjetur “kurën” për të shëruar të sëmurët: Video dhe foto profesionale si ato të dasmave!

Plot 41.265.000 lekësh pa TVSH (~500 mijë dollarë) nga paratë e qytetarëve do të shkojnë për:
Mikrofon dual channel wireless, laptop, aparate fotografikë që filmojnë video 4K, stativ monopod, stativë tripod për aparate fotografikë si dhe lente të madhësive të ndryshme, pajisje livestreamer me 6 kamera, gimbal, blice, mikrofone mizë, dhjetëra kompjutera montazhi, etj.

Portali mediatik “Bold News” ka siguruar edhe dokumentet shoqëruese, ku mësohet se e gjithë vlera prej 41.265.000 lekësh pa TVSH do të shpenzohet vetëm për 30 ditë.

Në dokumente thuhet se kohëzgjatja e kontratës ose afati kohor për ekzekutimin është vetëm 30 ditë nga data lidhjes së kontratës.

Para që mund të përdoren për të rimbursuar qytetarët për kurimin e shtrenjtë nga Covid-19!
Erion, je mishërimi i shprehjes “Fshati digjet, ajo krihet”.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.