Epike nga Maliqi: Ja dhurata e madhe që “babagjyshi” i Surrelit do u japë shqiptarëve…

0
134

Deputeti Lefter Maliqi ka reaguar në rrjetet sociale lidhur me gjendjen e rendit dhe sigurisë në vend, ndërsa thekson se Kryeministri Edi Rama po jeton dimrin e fundit si pushtetar.

Maliqi, ndersa e cilëson Ramën “babagjyshin e Surrelit”, shprehet se ai do t´i japë shqiptarëve një dhuratë të madhe, humbjen e tij më 25 prill.

“Shqipëria u zgjua me breshëri plumbash… në Lezhë, vetëm 3 ditë pas atentatit mafioz në Shkodër.
Ku po shkon Shqipëria?!

Shqiptarët nuk kanë asnjë arsye për të festuar e për të mirëpritur me shpresë këtë muaj që duhet të ishte ndryshe.

A kanë arsye për të festuar shqiptarët kur shohin se çfarë po ndodh me menaxhimin e pandemisë; kur shohin bashkëqytetarë të tyre që po hidhen përditë dritareve të spitaleve; kur shohin një Qeveri që fsheh edhe të vdekurit; kur shohin spitalet plot e tmerrohen se nëse sëmuren, nuk kanë ku të shkojnë; kur shohin që hapen spitalet 1, 2, 3, 4, për propagandë e shoë elektoral, por në të vërtetë vetëm ata e dinë se si është realiteti konkret”, shkruan Maliqi.

Postimi nga Lefter Maliqi

Babagjyshi i Surrelit po jeton Dimrin e fundit… por, do ti japë një Dhuratë të madhe shqiptarëve… Humbjen e tij të thellë më 25 Prill!

Të dashur miq!

Kjo është dita e parë e muajit më festiv të vitit.

Por edhe sot, Shqipëria u zgjua me breshëri plumbash… në Lezhë, vetëm 3 ditë pas atentatit mafioz në Shkodër.
Ku po shkon Shqipëria?!

Shqiptarët nuk kanë asnjë arsye për të festuar e për të mirëpritur me shpresë këtë muaj që duhet të ishte ndryshe.

A kanë arsye për të festuar shqiptarët kur shohin se çfarë po ndodh me menaxhimin e pandemisë; kur shohin bashkëqytetarë të tyre që po hidhen përditë dritareve të spitaleve; kur shohin një Qeveri që fsheh edhe të vdekurit; kur shohin spitalet plot e tmerrohen se nëse sëmuren, nuk kanë ku të shkojnë; kur shohin që hapen spitalet 1, 2, 3, 4, për propagandë e shoë elektoral, por në të vërtetë vetëm ata e dinë se si është realiteti konkret.

A kanë arsye për të festuar shqiptarët, kur ecin në rrugë, dhe mund të bëhen vikitma të plumbave që hidhen në hava në zonat më të populluara të vendit.

A kanë arsye për të festuar shqiptarët, kur shohin bashkëqytetarët e tyre nëpër çadra në Dimrin e dytë pas tërmetit?!

Shpresa e vetme që unë mund ti jap sot shqiptarëve, është që t’ju them se ky është Dimri i Fundit me dhimbje, fatkeqësi, vështirësi, halle jetike; ky është Dimri i Fundit i Babagjyshit mizor të Surrelit.

Por, mendoni pozitivisht, sepse edhe Babagjyshi Diktator i Surrelit e ka një Dhuratë të madhe për ju: Humbja e tij e thellë më 25 Prill 2021.

Prisni edhe pak… për të jetuar Pranverën tuaj!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here