Emigrantët në regjistrin e e-albania-s, përfaqësuesi i diasporës: Nuk do të funksionojë…

0
179

Qeveria shqiptare vetëm 5 muaj para zgjedhjeve ka përcaktuar formën sesi do të regjistrojë emigrantët.

Në lojë hyn sërish portali e-Albania ku shtetasit shqiptarë me vendbanim të përhershëm jashtë vendit, do ta kenë të detyrueshme të japin adresën fikse. Në të kundërt nuk do të përfitojnë më asnjë lloj shërbimi nga shteti shqiptar.

Ndërkohë në një panel diskutimi këtë të marta nga “Abc e Mëngjesit” përfaqësuesit e shoqërisë civile nuk janë dakord me një vendim të tillë.

Përfaqësuesi i diasporës për Shqipërinë e Lirë, Florian Haçkaj është shprehur se vendimi i qeverisë shqiptare nuk është i drejtë. Ai është shprehur se jo të gjithë emigrantët janë ilegalë në vendin ku jetojnë dhe punojnë ndaj nuk mund ta japin adresat e tyre të sakta.

Ndër të tjera ai është shprehur se është e padrejtë që shqiptarët që jetojnë jashtë të privohen nga e drejta e tyre për të marrë shërbimin vetëm pse nuk marrin pjesë në votime.

Anëtari Komisionit te ankimeve dhe Sanksioneve ne KQZ, Ledio Braho i ftuar në emisionin Abc e Mëngjesit është shprehur se në kushtet në të cilët ndodhet vendi e ka të pamundur që të menaxhojë votën e diasporës për zgjedhjet e 25 prillit.

“Që të menaxhonte mënyrën se si do të votojnë emigrantët është një tjetër proces që nuk ekzisto në vendin tonë. De facto ka më pak votues por në momentin që nuk janë këtu shqiptarët nuk janë të prairur që të vijnë dhe të japin votën e tyre.

Ato që ikin janë persona që nuk kanë punë dhe e kanë të pamundur që të jetojnë në Shqipëri dhe për këtë ato janë kundër qeverisë dhe nuk vijnë për të dhënë votën e tyre. Por në momentin që ikën dhe nuk vjen dhe voton do të thotë që të lësh atë që është në qeveri pa bërë asnjë ndryshim”, është shprehur ai.

Ndërkohë i pranishëm në këtë diskutim ka qenë edhe aktivisti i shoqërisë civile Genc Sejko, i cili e ka quajtur kërcënim vendimin e qeverisë se emigrantët që nuk do të marrin pjesë në votime nuk do të kenë të drejtë të marrin disa shërbime në vend.

Ai ka bërë thirrje të gjithë shqiptarëve që jetojnë jashtë që sipas mundësive që kanë të bëhen pjesë e votimeve në mënyrë që të sjellin dhe ndryshimin në qeverisje.

“Për ato që kanë ik dhe e kanë një mundësi për të ardhur le të vijnë dhe të japin një ndihmese të mos jemi një popull pa atdhe.

Ato që kanë mundësi të vijnë duhet të vijnë pasi jemi në kushtet e ekzistencës tashmë dhe është e rëndësishme që të vijnë të japin votën e tyre”, është shprehur Sejko.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here