Drejtësisë së re i ‘del boja’/ PS propozon arnime për KPK e KPA

0
103

Tre vite nga fillimi i punës së dy organeve të vetingut, ish-kryetari i Komisionit të Posaçëm për Reformën në Drejtësi, Fatmir Xhafaj propozoi ngritjen e një grupi pune për të evidentuar problematikat e hasura gjatë kësaj periudhe.

Ky propozim i Xhafajt nuk erdhi si një rrufe në qiell të hapur. Në mbledhjen e komisionit u miratuan dy projektvendime për shtim stafi për Kolegjin e Posaçëm të Apelimit dhe Kolegjit të Posaçëm të Kualifikimit të cilat nuk kaluan pa vërejtjet e vetë anëtarëve të Komisionit.

“Kjo nuk do të thotë se duhet të heshtim për punë e këtyre dy institucioneve. Janë në dy vjet në 2.9 vendimeve në muaj. Nuk mendoj se është kjo mungesë prej 6 apo 9 këshilltarësh që ka prodhuar këtë rendiment në punën e organeve të vetingut”, tha Manja.

“Unë do të sugjeroja që ju të merrnit iniciativën që me një, dy anëtarë të komisionit tonë, me stafin e Kuvendit nën drejtimin e sekretarit të përgjithshëm, në bashkëpunim me ekipet e këtyre strukturave të vetingut mund të bëjmë një analizë. Jemi në kohë dhe mendoj se jemi të vonuar”, tha Xhafaj

Këtë propozim të Xhafajt e pranoi kryetari i Komisionit duke vijuar qëndrimin kritik ndaj KPK-së dhe KPA-së.

“Vazhdoj ta përsëris, është çështje vullneti dhe çështje impenjimi. Kur ka vullnet dhe impenjim për ta përfunduar këtë proces brenda afateve, që janë përcaktuar në ligjin për rivlerësimin kalimtar për gjyqtarët dhe prokurorët natyrisht dhe procesi ecën mbarë”, tha Manja.

Mbledhjet e Komisioneve Parlamentare vijojnë të zhvillohen online. Disa deputetë janë kritikuar nga Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi për kodin e veshjes gjatë zhvillimit të tyre por jo gjithmonë janë marrë për bazë.

E tillë ishte edhe në mbledhjen e sotme të Komisionit të Ligjeve ku grupit të rebelëve” iu bashkua edhe deputeti Bashkim Fino ku mesa duket, mërinë e zbuti me duhan nën shoqërinë e vëllait të kryeministrit Olsi Rama./euronews.al

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here