Basha tek një familje të moshuarish: Ruani veten, se qeveria nuk po e bën detyrën e vet!

0
120

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, u takua me Lina dhe Robert Martinin, një çift pensionistësh në Tiranë, ku dëgjoi prej tyre se si kriza e ka vështirësuar edhe më shumë jetën e tyre.

Të moshuarit po vuajnë më së shumti pasojat shëndetësore dhe ekonomike të COVID-19.

Qeveria nuk ka ndërmarë asnjë masë për t’iu ardhur në ndihmë për t’i mbështetur financiarisht, ndërkohë që pensionet janë të ulëta, shpenzimet sa vijnë e shtohen me fatura të rritura të dritave, ujit, ilaçeve, maskave e dezinfektantëve.

“Virusi është shumë i rrezikshëm. Moshat e treta i godet shumë më rreptë se sa moshat e tjera dhe është detyra juaj të ruani veten, është dyfish detyra jonë, por po jua them si prindërve të mi që t’ju ruajmë ju. Më e dhimbshmja, është që këtu ka mbetur me të ruajtur veten sepse ata që e kanë për detyrë, qeveria që e ka për detyrë t’i mbrojë njerëzit, nuk po e bën detyrën e vet.

Edhe në spitale po e shikoni si është fluksi. Mjekët janë të shteruar, të ezauruar, sepse duhet te perballen me shume të sëmurë. Kostoja e ilaçeve është e papërballueshme. Kështu që duhet me bërë gjithçka për t’u mbrojtur”,u shpreh kryetari i PD Basha.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here