Standard.al

Basha: Me një ndihmë si ajo e Kosovës, do e kishim përballuar ndryshe pandeminë…

0

Kreu demokrat Lulzim Basha ka bashkëbiseduar sot me një çift pensionistësh lidhur me përballimin e situatës së krijuar nga pandemia. Basha tha se qytetarët shohim çdo ditë miliona që shkojnë për tendera korruptivë, ndërsa për njerëzit qeveria nuk ka para.

“Nëse edhe në Shqipëri do të ishte dhënë një ndihmë për qytetarët dhe bizneset si ajo në Kosovë, ne do e kishim përballuar ndryshe pandeminë”, tha Basha, ndërsa kërkoi nga qytetarët që të ruhen vetë, pasi Qeveria e ka lënë virusin të bëjë të sajin.

Lina dhe Robert Martini kanë rrëfyer pamundësinë ekonomike për të përballuar situatën, ndërsa shprehen se me pensionet që marrin nuk mund të blenë as ilaçet.

“Kur ke shtetin me vete shpirtërisht ndjehesh më e sigurtë”, tha pensionistja.

 

“Virusi është shumë i rrezikshëm. Moshat e treta i godet shumë më rreptë se sa moshat e tjera dhe është detyra juaj të ruani veten, është dyfish detyra jonë, por po jua them si prindërve të mi që t’ju ruajmë ju.

Më e dhimbshmja, është që këtu ka mbetur me ruajtur veten sepse ata që e kanë për detyrë, qeveria që e ka për detyrë t’i mbrojë njerëzit, nuk po e bën detyrën e vet.

Edhe në spitale po e shikoni si ështê fluksi. Mjekët janë të shteruar, të ezauruar, sepse duhet te perballen me shume te semure. Kostoja e ilaçeve është e papërballueshme. Kështu që duhet me bërë gjithçka per tu mbrojtur”,u shpreh kryetari i PD Basha.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.