Standard.al

Ambasadori Britanik/ Letra konfidenciale, si zbuloi spiunin e Ali Pashës brenda Portës së Lartë…

0

Pashai i Janinës, i njohur përmes botimeve publike dhe i panjohur mes dokumenteve sekrete; me qindra të tilla raportojnë fshehtas çfarë ndodh në Shqipëri në librin e fundit të Irakli Koçollarit, “Ali Pasha dhe Shqipëria në arkivat britanike”; pas dokumenteve zbulohen emrat e misionarëve dhe agjentëve të famshëm e të njohur për studimet albanologjike; asnjëri nga agjentët – na bën me dije studiuesi – apo ushtarakët francezë të ngarkuar me misione speciale prej qeverive të tyre, nuk ka folur publikisht për misionet dhe detyrat sekrete me të cilat kanë qenë ngarkuar dhe kryenin nëpër territoret e Pashallëkut të Janinës dhe ndaj Pashait të saj. Me të drejta autori, “Standard” në ditët në vijim boton disa prej këtyre dokumenteve top sekret

 

Dokumenti nr. 20:

Letra e meposhtme me numer arkivor nr. 85533, e cila mban daten 24 tetor 1809, eshte shkruar nga Ambasadori Britanik ne Stamboll, Robert Adair dhe i drejtohet Vezirit te Janines, Ali Pashes. Permes kesaj letre konfidenciale mesohet se Ambasadori francez ne Stamboll, u ka kerkuar zyrtareve te larte osmane, qe t’i jepej urdher Ali Pashes per te ndihmuar dhe furnizuar me ushqime trupat franceze, qe ato kohe kishin ne zoterim ishullin e Korfuzit. Ambasadori britanik nuk perjashton faktin qe qeveria osmane ta pranonte kete kerkese te pales franceze dhe te urdheronte Pashane e Janines qe te levronte ndihmat e nevojshme per francezet ne Korfuz.

Ambasadori ne menyre konfidenciale e ve ne dijeni Ali Pashen se nje nga Ministrat e Oborrit Osman, me inicialet H. C, e kishte siguruar ate se qeveria osmane nuk do te merrte ne konsiderate dhe nuk do ta plotesonte kete kerkese te pales franceze. Por, sikunder theksonte Ambasadori, ai nuk kishte besim tek administrata osmane, cka nenkupton se Porta e Larte ndryshe nga ç’deklaronte, mund ta urdheronte Ali Pashen qe te dergonte ndihmat qe u nevojiteshin trupave franceze ne Korfuz.

Me shume diplomaci, mencuri dhe finese, Ambasadori britanik per te frenuar mbeshtetjen qe mund t’u jepej nga ana e Aliut trupave te Bonopartit ne keto ane, i kujton dhe i dergon Pashait respektete tij te veçanta per besnikerine e treguar ndaj Britanise se Madhe, duke tentuar keshtu ta miklonte dhe ta shtynte akoma me shume ne qendrimet e tij te kunderta me politiken e jashtme qe ndiqte Porta e Larte’ kunder Frances.

Me kete rast, diplomati i shpreh edhe nje here mirenjohjen e tij Pashait te Janines, per qendrimet dashamirese dhe favorizuese ndaj Britanise se Madhe, cka i jepte garancine se kjo besnikeri kishte qene dhe ishte me e besueshme ne raport edhe me vete ate qe kishte shfaqur Ministri turk i Oborrit, H. C.

Nuk dime dhe nuk mund te identifikojme se kush ishte ky Minister, te cilit Ambasadori britanik i permend (ne kete leter) vetem inicialet. Nuk perjashtohet mundesia qe ai te kete qene Halet Efendiu, nje njeri mjaft e afert i Ali Pashes, prej te cilit Veziri i Janines merrte shpesh dhe ne menyre periodike informacione me mjaft vlere rreth zhvillimeve brenda Portes se Larte.

Ne paragrafet e fundit te kesaj letre, Ambasadori Britanik ne Stamboll, del hapur duke ia shprehur edhe qellimin, kerkesat dhe nevojat e tij konkrete Ali Pashes, duke ia formuluar fjalite me “perulje”, qe Pashai i Janines te urdheronte vartesit e tij per te penguar me ?do kusht furnizimin e garnizonit francez te Korfuzit me ushqime nga brigjet e Pashallekut. Ne rrethana te tilla, te mbetur pa ndihma materiale dhe ushqimore, ky garnizon do te ishte i detyruar te dorezohej dhe kapitullonte shume shpejt.

Ne menyre permbledhese, dokumenti zbulon qarte qellimet, perpjekjet kembengulese te perfaqesuesve britanike te cilet synonin ta mbanin Ali Pashen te lidhur prane vetes, ne favor te interesave te tyre politike, si nje faktor domethenes ne Ballkanin perendimor. Permes tij, britaniket synonin te izolonin dhe dobesonin pranine dhe ruqine ushtarake franceze ne rajonin e ishujve joniane, qe aso kohe zoteronte nje nga ishujt me te rendesishem te Jonit, Korfuzin.

 

 

 

Hiresise se Tij

Madherise se Tij,

Vezirit Ali Pasha

Janine 24 tetor 1809

 

 

Princit me te madh, me te fuqishem dhe me te famshem!

 

Motivi qe me shtyn t’i dergoj Madherise Suaj kete leter miqesore dhe teper konfidenciale, eshte se duhet tju informoj se Ministri Francez (eshte fjala per Ambasadorin Francez ne Stamboll – IK) ne Oborrin Mbreteror, jo shume kohe me pare ka paraqitur nje note zyrtare, qellimi i se ciles eshte te nxise Qeverine Osmane, qe t’ju urdheroje per te furnizuar me ushqime garnizonin e Korfuzit.

Ky informacion sekret me eshte konfirmuar nga vete zoteria e tij H.C, i cili ne te njejten kohe me siguroi se Qeveria Osmane nuk do te veproje ne perputhje me kerkesen e Ministrit Francez.

Une ruaj respektin me te madh personal per Efendine e tij H.C, por mund te them se duhet ta rishikoj qendrimin tim veçanerisht pas pozicionimit te pak koheve me pare ne drejtim te Frances te kesaj Qeverie rreth peshtjes se Ishujve Joniane.

Une mund t’u deklaroj pa drojë, Juve Madheri, se duke u nisur nga qendrimi juaj besnik ndaj Britanise se Madhe, me teper garanci dhe besim kam tek kjo miqesi e forte, e qendrueshme dhe e provuar prej Hiresise Suaj, sesa ne çdo garanci tjeter qe mund te me ofroje Ministri i tanishem (i Jashtem -IK) i Sulltanit.

Pikerisht, per shkak dhe ne emer te kesaj miqesie, e cila nga rithemelimi i Republikes Joniane nen Mbrojtjen e Britanise se Madhe eshte duke marre force dhe qendrueshmeri, marr kurajen t’ju shkruaj, ju Madherij dhe t’u perlutem qe t’u jepni urdhra te qarte vartesve tuaj, per te shmangur me çdo kusht dhenien e çdo lloj ndihme ne mallra apo ne ushqime, direkt apo indirekt gamizonit (francez) te Korfuzit, kapitullimi i shpejte i te cilit (Ishullit te Korfuzit-IK), sikurse e ka pranuar edhe vete Ministri francez prane Portes se Larte (eshte fjala per Ambasadorin francez ne Stamboll – IK), pa kete lloj ndihme, eshte i paevitueshem.

 

Kam nderin të jem sh.j.b!

(Nenshkruar) Robert Adair

 

Pera, 24 tetor 1809

(Ne zarfin qe mbeshtjell kete leter, nga i njejti njeri qe ka shkruar letren e mesiperme, eshte vene shenimi):

 

Shkelesia e tij Z. Adair

Per Madherine e Tij,

Ali Pashen Tetor, 24, 1801

 

 

Dokumenti nr. 21:

Dokumenti i meposhtem qe mban numrin arkivor Nr. 85533 dhe date 24 tetor 1809 (Hartford C.C. Record) eshte nje leter e Ambasadorit Britanik ne Stamboll, Robert Adair, drejtuar Ali Pashes, ku i ben te njohur nevojen dhe kerkesen per fuqizimin dhe konsolidimin e metejshem te marredhenieve dypaleshe, Britanise dhe Pashallekut te Janines, duke e konsideruar kete nje subjekt te ndryshem, gati te vecuar nga Perandoria Osmane, pjese e se ciles, administrativisht apo “de facto” ishte edhe vete ky Pasha.

Nga menyra se cfare shkruhet dhe si i drejtohet me ane te kesaj letre Ambasadori Britanik, Ali Pashes, duket fare qarte se politika britanike e dallonte pashallekun e Janines, si subjekt me vete prej Perandorise Osmane, po jo vetem kaq: Adair nuk nguronte te shprehej para Aliut se Qeveria e tij shikonte me me besim mbe-shtetjen te tepelenasi sesa te Qeveria Osmane apo ne fjalet e Reiz Efendiut.

Keto pohime konfirmojne edhe nje here faktin se gjer ne çfare shkalle kishte shkuar mevetesia e Ali Pashes prej Portes se Larte, aq sa fuqi te medha europiane, si Britania qe kishte vendosur ura komunikimi direkte me tepelenasin per te realizuar synimet apo nevojat e veta politike dhe ushtarake. Duhet te kujtojme ne kete rast se “politika e jashtme” ne Perandorine Osmane ishte nje e drejte ekskluzive ligjore dhe politike vetem e Portes se Larte dhe asnje prej qeveritareve periferike, apo provinciale nuk kishte te drejten te ushtronte apo organizonte veprimtari politike me vende apo perfaqesues te vendeve te huaja, pasi politika e jashtme ishte nje institucion i centralizuar, “monopol”, vetem i Portes se Larte. Nga leximi i rreshtave te kesaj letre mesojme gjithashtu vleresimin qe kishin rrethet diplomatike britanike per institucionet osmane, ministrat e saj dhe raportet favorizuese te Turqise ndaj Frances. Mungesa e besimit apo mungesa e korrektesise qe Ambasadori Adair shfaqte ndaj Ministrit te Oborrit Osman, Reiz Efendiut, ishte veçse nje shprehje e vleresimit te tyre per pabesine osmane, aq edhe nje paralajmerim qe ata i percillnin Ali Pashes per te kuptuar me mire fasadat dhe te vertetat qe fshiheshin pas tyre ne marredheniet me institucionet osmane.

 

 

Hartford

  1. C. RECORD

85533

Pera, 24 tetor 1-201

 

Princit me te larte, me te fuqishem dhe me te shkelqyer!

Madherise se tij Vezirit Ali Pasha

 

Janine

 

Qellimi per te cilin une po ju nis, Juve Madheri, tani kete leter miqesore dhe teper konfidenciale, eshte tju informoj Ju se, kam arritur te zbuloj se Ministri Francez prane Oborrit (Ambasadori Francez i Akredituar prane Portes se Larte ne Stamboll – IK) pak kohe me pare ka paraqitur nje note zyrtare, qellimi i se ciles eshte te nxise Qeverine Osmane qe kjo e fundit tju urdheroje Juve, Madheri, te furnizoni garnizonin e Korfuzit me ushqime.

Ky informacion eshte konfirmuar edhe nga vete Shkelqesia e Tij, Reiz Efendiu, i cili, gjithashtu me konfirmoi se nuk ishte ne synimet e Qeverise Osmane qe te plotesoje kerkesat e Ministrit Francez (Ambasadorit francez -IK)

Une, personalisht, kam respektin me te madh per Shkelqesine e Tij, Reiz Efendine, por mbas disa rasteve (puneve) te perseritura te anesise se teperuar dhe te dukshme ne favor te Frances, per te cilat une kam pasur rastin t’i ve re, gjate kontakteve te mia me perfaqesues te Qeverise Turke, dhe vecanerisht per te gjitha çeshtjet qe lidhen me Ishujt Joniane.

Une nuk kam droje te deklaroj perpara jush Madheri, se perhere e me teper une mbeshtetem ne Miqesine e vendosur qe Madheria Juaj ka treguar ndaj Britanise se Madhe, sesa tek ajo qe ofrohet nga Ministri aktual i Sulltanit.

Prandaj, ne enter te kesaj Miqesie, e cila me rikthimin e Ishujve Joniane nen protektoratin e Britanise se Madhe, eshte duke marre nje fuqi dhe qendrueshmeri te re, me jep mua Urine e te shkruarit per Ju, Madherij per te trajtuar me me shume vendosmeri geshtjet qe lidhen me subjektet tuaja, per te realizuar permes perpjekjeve tuaja direkte apo indirekte ndihmen dhe furnizimin me ushqime te Ishullit te Korfuzit, dorezimi apo kapitullimi i shpejte i te cilit, pa nje ndihme te tille, eshte pohuar nga Ministri Francez prane Portes se Larte, eshte ipaevitueshem.

 

Kam nderin te jem, sherbetori juaj besnik dhe i bindur

 

Robert Adair

Pera, 24 tetor 1801

 

[Mbi zarfin e kesaj letre eshte shenuar: ]

 

Shkelqesia e Tij R. Adair -per Madherine e Tij Ali Pashen.

 

Tetor 24. 1801.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.