Pas protestave në të gjithë vendin, Franca do të rishkruajë projektligjin për sigurinë e policisë

0
67

Pas protestave që kanë përfshirë të gjithë vendin dhe sulmit policor ndaj një producenti muzikor me ngjyrë, mazhoranca franceze thotë se do të rishkruajnë plotësisht një pjesë të ligjit të ri të diskutueshëm të sigurisë

Kishte protesta të mëdha në të gjithë Francën të shtunën kundër Nenit 24 të projektligjit, i cili synon të kufizojë të drejtën për të filmuar ose marrë fotografi të policisë.

Katër policë janë nën hetim për rrahjen e producentit muzikor Michel Zecler në Paris. Sulmi ndodhi në studion e tij në fillim të këtij muaji dhe video u shfaq javën e kaluar,raporton BBC.

Christophe Castaner, kreu i grupit të deputetëve të qendrës së Presidentit Emmanuel Macron në parlament, tha se neni 24 “do të rishkruhet plotësisht dhe do të paraqitet një version i ri”.

“Neni 24 nuk do të kishte ndikuar në asnjë mënyrë në përhapjen e atyre imazheve që kemi parë ditët e fundit,” shtoi ai.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here