Me armë të telekomanduar, si u ekzekutua “babai” i bombës bërthamore në Iran

0
98

Irani beson se Izraeli dhe një grup opozitar jashtë vendit, përdorën një armë me telekomandë për të qëlluar të premten shkencëtarin e lartë bërthamor Mohsen Fakhrizadeh.

Shefi i sigurimit Ali Shamkhani tha se sulmuesit kishin “përdorur pajisje elektronike” kur makina e Fakhrizadeh u qëllua në lindje të kryeqytetit Teheran.

“Ishte një mision shumë kompleks duke përdorur pajisje elektronike. Askush nuk ishte i pranishëm në skenë” tha ai në funeral.

Si autorë të kësaj ngjarje ai veçoi grupin e opozitës iraniane të mërguar Muxhahedinët-e Khalq dhe Izraelin, shkruan BBC, përcjell abcnews.al.

Në fillim të viteve 2000, Fakhrizadeh luajti një rol vendimtar në programin bërthamor të Iranit, por qeveria këmbëngul se aktivitetet e saj bërthamore janë plotësisht paqësore.

Shkencëtari u qëllua të paktën tre herë nga arma, e cila ishte vendosur në një fuoristradë Nissan, e parkuar në krah të rrugës. Më pas makina prej nga u qëllua, shpërtheu në ajër. Irani thotë se ka identifikuar pronarin e makinës ku ishte vendosur mitralozi. Megjithatë, ekspertët thonë se vrasja ishte kaq e sofistikuar sa zbulimi i autorëve mbetet shumë i vështirë.

Shkencëtari po udhëtonte me të shoqen në makinën e tij të blinduar, kur diçka goditi makinën e tij. në Atë moment Fakhrizadeh doli nga makina për të kontrolluar se çfarë kishte ndodhur. Por kur doli nga mjeti, mitralozi i komanduar qëlloi ndaj tij. Fakhrizadeh mori tre plumba, ku dhe mbeti i vdekur në vend, ndërsa është plagosur edhe truproja i tij.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here