Kur shtetin e zëvendësoi Teatri

0
89

Oborri i Teatrit, holli, salla, skena gjithçka që i përkiste atij territori, hapesire, sot, ka dëshmi foto mbresëlënëse se si në ditë, netë e javë në formën e tij më unike, u shndërrua nga një mjedis artistik në një mjedis humanitar. Një vit nga tragjedia natyrore e tërmetit të 26 nëntorit, aktivistët e Aleancës në Mbrotje të Teatrit e zhvendosën e rezistencën e tyre në një shkëmbim human, duke iu gjendur me ndihma shqiptarëve që kishin humbur të dashurit e tyre, që humbën shtëpitë – si një shprehje e solidaritetit në një moment të vështirë. Teatri sot, si godinë nuk është më. Çfarë rezistoi nga tërmeti, në ironi e tronditi politika.

 

 

 

Oborri i Teatrit, holli, salla, skena gjithçka që i përkiste atij territory sot ka dëshmi foto mbresëlënëse se si në ditë, netë e javë në formën e tij më unike, u shndërrua nga një mjedis artistik në një mjedis humanitar. Një vit nga tragjedia natyrore e tërmetit të 26 nëntorit, aktivistët e Aleancës në Mbrotje të Teatrit e zhvendosën e rezistencën e tyre në një shkëmbim human, duke iu gjendur me ndihma shqiptarëve që kishin humbur të dashurit e tyre, që humbën shtëpitë – si një shprehje e solidaritetit në një moment të vështirë. Teatri sot, si godinë nuk është më. Çfarë rezistoi nga tërmeti, në ironi e tronditi politika. Edhe pse në histori, do të hyjë me këtë gjest human, godina e shembur barbarisht nga qeveria, u kthye në një vend unik duke mbledhur njerëz e ndihma në kushtet e emergjencës ku ndodhej vendi. Duke kujtuar këtë histori të dhimbshme por me një farë krenarie për kontributin e dhënë, Aleanca për Mbrotjen e Teatrit sjell kujtesën, e një viti nga tradegjia natyrore, si dëshmi edhe të vlerës së shqiptarëve. Ja si kujtohet nga AMT: “Një vit më parë tragjedia natyrore e tërmetit të 26 nëntorit 2019 nxori në pah dy anë krejt të kundërta me njëra tjetrën:

Nga njëra ane solidaritetin mes shqiptarëve për të ndihmuar njerëzit në nevojë, që humbën të dashurit e tyre dhe ngelën të pastrehë dhe gjindur atyre me ndihma materiale e monetare dhe nga ana tjetër pazotësinë totale të qeverisë për të menaxhuar një situatë të një tërmeti të paralajmëruar që prej 21 shtatorit të po atij viti.

Si një tablo e plotë jete u përballua ajo situatë, indiferentizmin e qeveritarëve të nginjur me paratë e korrupsionit e mposhti dashuria për jetën dhe njeriun që njerëzit e thjeshtë treguan me veprimet e tyre duke ndihmuar njëri tjetrin në ato ditë të zeza.

Por plaga gjithsesi ngeli aty.

Sot pas një viti kujtojmë dhe shprehim dhimbjen për gjithë familjarët që humbën të afërmit e tyre në atë fatkeqësi. Shprehim keqardhjen të gjithë atyre që humbën banesat dhe janë ende në qiell të hapur. 26 nëntori i 2019 ishte si një sprovë për qënien njerzore, e cila në momentet më të vështira nxjerr dhe më të mirën e vet. Ai shpërfaqi vlerat më të mira të shqiptarëve që sfiduan shurdhërinë e pushtetit ndaj humbjeve të jetëve dhe hallit të madh që u ra në atë ditë të zezë. Ai na tregoi se jeta e mposht vdekjen, se shpresa nuk ka humbur ende në shoqërinë tonë të tulatur nga dhimbja. Ajo datë ishte një suprizë e madhe edhe për sheshin e protestës së Teatrit Kombëtar. Krejt rastësisht u hodh ideja që të grumbullonim ndihma për të dëmtuarit atë mëngjes të herët dhe ende pa e pjekur mirë idenë mes nesh, sheshi u dynd nga qytetarë. Krejt papritur sheshi u kthye në poezinë e dhimbjes dhe solidaritetit njerzor. Me shumë pak investime por me shumë dashuri u sollën ushqime, veshmbathje dhe vlera monetare me njerëz që as nuk donin të linin emrin e tyre per evidencë. Sepse ndihma e vërtetë nuk ka nevojë të trumbetohet, madje kështu ndodhi dhe me njerëz që na besonin vlera të konsiderueshme monetare. Në kohë rekord u mblodhën shumë vullnetarë që punonin për paketimin dhe shpërndarjen e ndihmave. Njerëz të thjeshtë ofronin mjetet e tyre të transportit duke e paguar vetë karburantin. Një kimi e jashtëzakonshme mirëkuptimi, aq sa të dukej sikur jetoje në një vend tjetër. U nisën tonelata ushqimesh e veshmbathjesh në mbi 100 fshatra të dëmtuar nga Durrësi e deri në Lushnje me mbi 100 kamionë. Njëkohësisht me një fond të kufizuar të ardhurash kontribuar nga shumë qytetarë u përdorën për ndërtimin e disa kontinierve-shtëpi të cilat ne i vendosëm në disa nga familjet me problematikën më të madhe të strehimit duke dhënë një shembull për t’u ndjekur dhe nga të tjerët. Dhe në fakt u ndoq si shembull nga individë të ndryshëm, por jo nga qeveria. Është e dhimbshme kur kujton mungesën e funksionimit të organeve shtetërore kryesisht shtabeve të emergjencës, të cilat ishin pothuaj inekzistente apo dhe qeverisjen e papërgjegjshme, që nuk ndërrmori asnjë proces për kalimin e situatës, për ardhjen në ndihmë të banorëve të dëmtuar. Asnjë ndihmë ushqimore, veshmbathje apo mjete strehimi provizore nuk iu ofrua nga qeveria atyre fatkeqëve që ngelën në qiell të hapur.

Faza e parë ajo e Emergjencës u kapërcye nga qeveria për ti lënë vendin fazës së Rindërtimit.

Një vit nga tragjedia ku humbën jetën 51 njerëz, nga këta 24 në Thumanë për shkak të papërgjegjshmërisë së pushtetit vendor dhe atij qëndror, pasi ky ishte një krim i paralajmëruar që në tërmetin e 21 shtatorit kur banesat u shpallën të pabanueshme, por familjet u lanë në po ato ambjente dhe gjetën vdekjen dy muaj më vonë.
Asnjë përgjegjës për ngjarjet. Prokurori shumë nga çështjet i ka mbyllur.

Thumana kërkon Drejtësi. Procesi i rindërtimit është në fazat e para megjithse viti u mbyll, njerëzit janë ende në çadra, aty ku e kaluan një sezon dimri dhe vere pa asnjë ndihmë nga qeveria dhe ku do e kalojnë për fat të keq edhe dimrin që sapo ka hyrë.

Për fat të keq edhe më makabre se vetë tragjedia e tërmetit është se kjo situatë dramatike po shfrytëzohet nga qarqe pranë pushtetit për përfitime kriminale dhe të paskrupullta.

Pushteti vendor dhe ndërtues privatë pranë tyre kanë miratuar ligje dhe akte normative ku nën projektet zhvëllimore ,për rindërtim i japin të drejta vetes të grabisin troje dhe hapsira private duke mos respektuar të drejtën e pronës sipas kushtetutës.

Në shkelje të plotë të të gjitha rregullave procedurave dhe të drejtës mbi pronën por dhe duke abuzuar në mënyrë të turpshme dhe antiprofesionale institucionet shtetërore shpallin të pabanueshme objekte që nuk kanë pësuar asnjë dëmtim duke i shkatërruar shtëpitë qytetarëve për qëllime përfitimi, për klanet e mafjes së betonit të lidhur me qeverinë. Një procedurë e tillë është ndjekur dhe me objektet shoqërore jo vetëm ato private. Vlen të përmendet në këtë rast shembja e shkollës “Sami Frashëri”, e cila nuk ishte e dëmtuar, por u shemb me shpejtësi në kohë pandemie. Është për të ardhur keq që nën emrin e trahgjedisë së tërmetit kur njerëzit e prekur prej saj vazhdojnë të kalojnë jetën në qiell të hapur, në kushte mbijetese, qeveria dhe mafja këtë fatkeqësi e kthen si një moment të artë përfitimi korruptiv dhe kriminal.

Por ashtu si shqiptarët ju gjendën njëri tjetrit, po ashtu ata duhet të dijnë të mësojnë nga dhimbjet, ata duhet ta ndryshojnë këtë situatë që ka gjunjëzuar vendin, ata duhet të kërkojnë drejtësi, duhet ta shporrin me votë këtë qeveri kriminale të korruptuar dhe klienteliste.

Shpresa ende nuk ka humbur, dita e sotme na kujton se një vit më parë shqiptarët ditën ta përballonin vetë një nga tragjeditë më të mëdha.”

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here