Izolimi i dytë në Angli jep rezultat, ulet me 30% numri i infektimeve me Covid-19

0
130

Izolimi i dytë i imponuar në Angli, ka dhënë rezultat, duke sjellë uljen e konsiderueshme të infektimeve me Covid-19.

Ministri i Shëndetësisë, Matt Hancock, lajmëroi gjatë një konference për shtyp, se izolimi ka qenë një sukses dhe ka sjellë redukimin e infekimeve me koronavirus me 30%. Gjithashtu numri R, një tregues i rëndësishëm për nivelin e infektimeve, ka rënë sërish nën 1, çka sugjeron se gjendja është përmirësuar.

Izolimi i dytë i imponuar në Angli, nisi më 5 nëntor dhe do të mbarojë në datën 2 dhjetor, kur pritet të rihapen kafenetë, restorantet dhe sektori i shërbimeve. Gjatë kësaj periudhe, bizneset u mbyllën dhe qytetarët u udhëzuan të qëndrojnë dhe punojnë nga shtëpia.

Më herët, kryeministri Boris Johnson lajmëroi se edhe pas përfundimit të izolimit, në vend to të aplikohen masa me tre nivele (tiers), sipas numrit të infektimeve, duke i vendosur në zonën kuqe, qytetet të cilat kanë më shumë infektime. Në varësi të nivelit ku do të klasifikohet qyteti, do të aplikohen edhe masat ndaluese, që kanë për qëllim frenimin e koronavirusit.

Anglia u detyrua të rifutet në izolim, për shkak të valës së dytë të koronavirusit, që solli një numër të lartë infektimesh dhe shtrimesh në spital dhe rrezikonte kolapsin e sistemit shëndetësor.

Ndërkohë, autoritetet kanë paralajmëruar nisjen e vaksinimit të popullësisë që prej muajit dhjetor, sapo një prej vaksinave të aprovohet zyrtarisht. Fillimisht, Mbretëria e Bashkuar do të vaksinojë punonjësit e shërbimit shëndetësor dhe personat më vulnerabël dhe të rrezikuar nga virusi.

Ashtu si në fillim të pandemisë edhe izolimi i dytë,  është shoqëruar me masa ekonomike, ku punonjësit e bizneseve të mbyllura dhe të vetëpunësuarit, janë paguar nga shteti rreth 80% të pagës së tyre, ose 80% të fitimeve, deri në shumën 2500 paund. Kjo ndihmë, e cila do të përfundonte në tetor të këtij viti, tashmë është shtyrë deri në mars 2021.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here