E rëndë/ Një tjetër pacient vret veten, hidhet nga dritaret e spitalit Covid…

0
109

Një tjetër pacient ka vrarë vetën sot pas mesnate duke u hedhur nga dritaret e spitalit ku ishte shtruar.

Personi që ka ndërruar jetë në vend është një 60-vjeçar me iniciale L.S.  Policia nuk tregoi se në cilin spital ishte shtruar por dyshohet se ka ndodhur tek Sanatoriumi.

Ky është pacienti i pestë që vret veten në spitalet Covid të vendit.

Rasti i parë që më datë 13 gusht 2020, rreth orës 4:30 të mëngjesit, është vetëhedhur nga kati i 3 i Sanatoriumit Xhulio Koça, 29 vjeç, që për pasojë ka ndërruar jetë.

Rasti më i fundit qe i Reshat Grembit, 69- vjeçarit me Covid i cili i dha fund jetës rreth 3 javë më parë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here