Bilanci i qeverisjes së “Rilindjes”

0
105

Nga Dr. Vangjel Tavo

Sekti i “Rilindjes” erdhi në pushtet me 5 kushte për në BE dhe e çoi në 15.
Shqipëria e kishte borxhin e jashtëm 59% e çoi në 86%
Kishim Gjykatë Kushtetuese tani u bëmë 3 vite pa Gjykatë Kushtetuese e pa të Lartë.
Emigrantët nisën në kthehen për studime dhe biznes apo për të rifilluar jetën e tyre këtu, gjatë qeverisjes së saj largoi 700 mijë shqiptarë.
Erdhi me tezën e politikës së re dhe largoi e shpopulloi rininë.
Erdhi me premtimin për jetëzimin e zonës muzeale në Gjirokastër dhe bëri të kundërtën: largoi të gjitha institucionet dhe shkarkoi qindra njerëz nga puna: Largoi nga Gjirokastra të gjitha institucionet: Drejtoria Rajonale e Bujqësisë; Drejtoria Rajonale e Arsimit; Arkivi; Inspektoriati Shtetëror Teknik Industrial; Drejtoria e Peshëmatjeve (DPM); Inspektoriati Shtetëror i Mjedisit, Pyjeve, Ujërave dhe Turizmit (ISHMPUT). Largoi shërbimin e Extensionit (këshillimit të fermerëve) duke lënë pas dore fermerët.

Me qindra familje të qarkut të Gjirokastrës janë larguar prej varfërisë që solli Rilindja.

Ky është bilanci i sektit të “Rilindjes.”

Socialistë e njerëz të thjesht e të ndershëm, t’a largojmë së bashku më 25 prill këtë sekt malinj që ju gënjeu, ju ofendoi dhe ju varfëroi.

Ky sekt nuk është i majtë pasi e majta kujdeset për familjet e thjeshta. Punon dhe mendon për to. Ky sekt është thjesht grabitqar e zhvatës i parave tuaja dhe të drejtave tua. Ky sekt i urren dhe i përdor të varfërit dhe ka si mision ta varfërojë edhe më shumë vendin dhe ta mbajë atë peng nga integrimi në BE.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here