Standard.al

VIDEO/ Skandal në futbollin shqiptar, trajneri dhunon gjyqtarin

0

Ndeshja e Ligës së Parë të futbollit në Kosovë (kategoria e dytë) Vitia-2 korriku ka përfunduar në mënyrë të shëmtuar. Arbitri i sfidës Fatmir Tahiri është dhunuar nga trajneri i Vitisë Milaim Zuzaku dhe disa pjesëtarë të klubit vendas.

Momenti i shoqërimit të trajnerit të Vitisë Milalim Zuzaku 

Sipas mediave në Kosovë, tekniku i Vitisë është arrestuar nga policia.

Gjyqtari Tahiri rrëfeu pas ndeshjes se ai dhe kolegët e tij janë dhunuar nga kupola e klubit të Vitisë.

milaim-zuzaku-380x233
Trajneri i Vitisë Milaim Zuzaku 

“Pas përfundimit të ndeshjes, më kanë sulmuar disa persona të klubit së Vitisë. Ne ende jemi këtu. Pas vizitës mjekësore, tani kemi edhe deklarata në polici. Kemi disa lëndime të lehta trupore. Është hera e parë që më ndodhë një gjë e tillë në karrierën time”, u shpreh për “Zërin” arbitri Fatmir Tahiri.

 

 

 

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.