Tentativë vrasje në Berat/ Një i arrestuar…

0
127

Një ngjarje e rëndë është shënuar gjatë ditës së sotme në Berat e cila do të kishte pasoja tragjike nëse nuk do të kishte ndërhyrje të policisë

“Tentoi të vriste me armë zjarri 27-vjeçarin, pas një konflikti të çastit, ndërhyrja në kohë e Policisë parandaloi ngjarjen”

Autori është arritura në flagrancë.

Ja njoftimi i plotë:

Berat

Tentoi të vriste me armë zjarri 27-vjeçarin, pas një konflikti të çastit, ndërhyrja në kohë e Policisë parandaloi ngjarjen.

Policia arrestoi në flagrancë autorin e ngjarjes.

Policia e Beratit, sapo ka marrë njoftim se në një lokal në lagjen “Kushtrim”, Berat, po ndodhte një konflikt mes dy shtetasve, menjëherë ka shkuar në adresën e dhënë.

Falë reagimit në kohë, shërbimet e Policisë kanë parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit që do kishte pasoja të rënda për jetën, pasi shtetasi H. Z., 28 vjeç, ka tentuar të vrasë me armë zjarri shtetasin K. K., 27 vjeç, banues në lagjen “30 Vjetori”, Berat.

Shërbimet e Policisë kanë rrethuar lokalin ku po ndodhte ngjarja dhe falë ndërhyrjeve të shpejta e kanë kapur dhe arrestuar në flagrancë autorin.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprat penale “Vrasja e kryer me dashje, e mbetur në tentativë” dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here