SPAK, shumë zhurmë për asgjë?!

0
134

Editorial

Gati 1 vit nga nisja e punës, SPAK ka dështuar plotësisht në përmbushjen e pritshmërive për strukturën që shqiptarët prisnin prej kohësh. E cilësuar si njësia më e fortë antikorrupsion e krijuar në Shqipëri në këto 30 vite, nga e cila pritej të çlirohej vendi nga korrupsioni galopant në rradhët e zyrtarëve të lartë, ka ngecur.

Në vitin e parë të punës SPAK në vend të goditjes së zyrtarëve të lartë të përfshirë në korrupsion

dërgoi në gjykatë si të pandehur raste të ryshfeteve të dhëna nga shoferët  ndaj efektivëve të policisë rrugorë. Shumë pak ose aspak nga ajo që pritej për këtë strukturë.

Kështu një aferë korruptive me 500 lekë të reja ndaj një polici rrugor, e kryer nga korçari me iniciale E.N., SPAK e dënoi me 40 orë punë të detyrueshme, për interesin publik.

 

Po ashtu qytetari R.Y.  i pandehuri i rradhës së SPAK-ut u dënua me 16 muaj qëndrim në shërbim prove, pasi është gjendur fajtor për akuzën e korruptimit, me 1000 lekë të një punonjësi policie.

 

Këto janë bëmat e SPAK në këto 365 ditë pune, ndërsa shqiptarët prisnin prej strukturës më të lartë antikorrupsion dërgimin pas hekurave të zyrtarëve të lartë, pse jo ministra,ish-ministra, drejtorë e ish-drejtorë që kanë abuzuar me detyrën.

 

Në fakt SPAK është pjellë e një reformë në drejtësi që nisi plot sukses e konsensus por rrugës ju nënshtrua pushtetit duke sjellë organe dhe njerëz të ‘drejtësisë së re’ të cilët më së paku janë në konflikt interesi në pozicionin e tyre dhe më së shumti janë në shërbim të partisë në pushtet.

 

E megjithatë përtej hijeve të reformës në drejtësi, nga SPAK pritshmëritë ishin të larta. Edhe vetë opozita kishte pritshmëri nga kjo strukturë, ndyrshe nga qëndrimet kritike për organet e tjera të drejtësisë së re. Por nga një vit më parë, edhe opozita ka ndryshuar qëndrim në raport me SPAK duke e vendosur në qendër të akuzave për mos reagim ndaj çështjes së incineratorëve.

 

Tani drejtuesve të SPAK u mbetet të tregojnë veten dhe meritojnë besimin e shqiptarëve për një strukturë antikorrupsion që dënon zyrtarët e lartë dhe jo që merret me rastet e korruptimit nga qytetarët të policëve rrugorë!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here