Standard.al

Rama poston videon si Urgjenca Kombëtare, Brataj: Pacientët me koronavirus do të trajtohen në hotele dhe stadiume,

0

Kreu i Urgjencës Kombëtare, Sknder Brataj ka folur për të gjithë procesin e menaxhimit të pandemisë COVID-19, duke përfshirë edhe denoncimet për tezaurim të kapaciteteve spitalore.

Sipas Bratajt, në këtë moment nuk kemi të bëjmë me tezaurim të kapaciteteve, por pritja në ambulancë e rasteve që presin të shtrohen në spitalet COVID, ndodh për shkak se bëhet vlerësimi i rasteve.

Ai u shpreh se nëse në një të ardhme do kemi tezaurim të kapaciteteve do të nisë trajtimi i pacientëve në shtëpia, korridore, hotele edhe stadiume si e gjithë bota.

Brataj: Jo nuk është ezaurimi, sepse kur na rastis një numër i madh ne mundohemi që t’i shpërndajmë në spitalet COVID. Nuk jemi në atë pikë.

Jemi akoma në skenarin tre, pra të COVID 3, do të hapet katra, do të hapen spitalet rajonale me skenarë të ndryshëm.

Kur t’i mbushim të gjitha do t’i trajtojmë edhe në ambulancë, edhe në banesë edhe nëpër korridore, hotele, stadiume, siç po bën e gjithë bota. Qytetarët do të asistohen në çdo lloj mënyre, qëllimet e tjera në këtë moment.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.