Mekanizmat e Edi Ramës për një mandat të tretë!

0
124

Nga Elona Caslli

Ka disa mekanizma që Edi Rama dhe Erion Veliaj kanë vendosur të përdorin për të fituar mandatin e tretë

Mekanizmi i parë është demotivimi i njerëzve për të votuar. Përmes dy fjalive: “Të gjithë njësoj janë. E kush do vijë po iku Rama?! ” Rama synon të mpijë vullnetin e njerëzve për të votuar më 25 prill.

Për çfarë i shërben kjo mpirje Ramës?!
Dihet qartë që ushtarët e Rilindjes do të paraqiten që në të gdhirë më 25 prill pranë qendrave të votimit. Pra, votat e Rilindjes nuk cënohen në këtë rast.

Kushdo që nuk është në ushtrinë e Rilindjes, por demotivohet për të votuar nga propaganda e kësaj të fundit, është një votë indirekte Pro Rilindjes.

Atë çka i ka bërë Tiranës Erion Veliaj dhe Edi Rama gjatë tetë viteve nuk ia ka bërë kush.

Dhe mjafton ky argument dhe asgjë tjetër për rrëzuar propagandën e Rilindjes nën sloganin – Të gjithë njësoj janë.

Mekanizmi i dytë është krijimi i partive të reja pak muaj para zgjedhjeve. Këto Parti të reja që serviren si zgjidhje përfundimtare për shqiptarët nuk e besojnë as vetë përrallën e fitores mbi të gjitha forcat partiake në vend.

Të fillosh të mbledhësh firmat për krijimin e partisë pesë muaj para zgjedhjeve dhe ta regjistrosh partinë në gjykatë 3 muaj para zgjedhjeve dhe të ngresh strukturat në të gjithë vendin 1 muaj para zgjedhjeve dhe të shpresosh se do dalësh i pari në garë, duhet të jesh sikundër shprehet me të drejtë Fatos Lubonja ose delirant ose në funksion të Edi Ramës.

Pse i shërben Ramës ky proces?!

Dihet fort mirë se asnjë socialist nuk do të shkojë të votojë Jozefina Topallin, Rudina Hajdarin, Patozin apo Murrizin.
Votat do të tkurren nga elektorati i djathtë.
Ndërkohë që votat tkurren nga e djathta, votat e ushtrisë rilindase mbeten të pacënuara.

Mendoj se qoftë Murrizi, qoftë Hajdari dhe akoma më mirë Topalli dhe Patozi, e dinë fort mirë se nuk do të marrin aq vota sa të realizojnë përfaqësimin në Parlament, por ama mund të realizojnë projektin për të cilin janë krijuar; çuarja e votave ďëm nga e djathta.

Me pak fjalë, demotivimi i pjesës gri dhe rrjedhja e votave nga e djathta, ushqejnë më së miri mundësinë e një mandati të tretë për Edi Ramën, pasi numri i votuesve të Rilindjes mbetet i pacënuar në çdo rast.

Post Scriptum- Për të kuptuar këtë gjë, nuk nevojiten studime të thelluara në Oksford. Mjafton edhe një diplomë modeste në Universitetin e Tiranës.

Elona Caslli

Image may contain: sky and outdoor
Image may contain: 1 person, closeup and outdoor
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here