Manjola Nallbani infektohet me Covid-19

0
159

Këngëtarja e njohur Manjola Nallbani, ka rezultuar pozitive me koronavirus.

Mbrëmjen e djeshme ajo ishte e ftuar në emisionin “Shiko kush luan” dhe me anë të disa fotove nga emisioni këngëtarja ka sqaruar se programi i djeshëm është xhiruar disa ditë më herët dhe mbrëmë ajo e ndoqi atë e karantinuar në shtëpi.

Nuk dihet intervali i saktë i realizimit të programit dhe nëse në momentin e xhirimit të tij Manjola ka qenë bartëse e SARS-Cov-2.

“Edhe une sikunder ju do ta ndjek si spektatore (programi eshte xhiruar pak dite me heret!). Ne te vertete prej pak ditesh kam rezultuar pozitive me covid prandaj , jam izoluar e shpresoj qe ti rikthehem normalitetit se shpejti. Faleminderit te gjitheve per mbeshtetjen! Ju dua”, ka shkruar këngëtarja.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here