Standard.al

Arbana Osmani flet pa dorashka, rrëfen planet për një bebe tjetër dhe zënkat me Xhemin…

0

Arbana Osmani u bë në tetor nënë për herë të dytë dhe solli në jetë një djalë të quajtur Diell.

Gjatë këtyre javëve moderatorja ka ndarë me ndjekësit e saj foto, video e shumë detaje të tjera që lidhet me të qenurit nënë e dy djemve.

Por, prisni. Sepse Arbana ka në plan të bëhet sërish me një bebush. Ose të paktën kështu na ka lënë të kuptojmë.

Ditën e sotme moderatorja ka realizuar një bashkëbisedim me ndjekësit e saj në rrjetet sociale, ku është pyetur “2 fëmijë a më shumë?”, duke u përgjigjur “Me 3 bëhesh prind thonë.”

Po ashtu, ajo ka ndarë edhe një këshillë prindërimi. Doni të dini se si vepron Arbana kur nevrikoset me Jonin? Numëron deri në 10 dhe kaq ishte. E gjitha kalon sa hap e mbyll sytë.

Ndërkohë, Arbana ka treguar se ka vuajtur nga ankthi dhe depresioni, por nuk ka dhënë detaje.

Teksa është pyetur nga një fanse “A ke kaluar ndonjëherë ankth?” ajo është përgjigjur shkurt: “Ankth, depresion, dëshpërim. Kam kërkuar ndihmë.”

E pyetur se me kë do donte të bashkëprezantonte, Arbana është përgjigjur me Ardit Gjebrean ose Adi Krastën, pasi janë të preferuarit e saj që në fëmijëri.

E si mund të mungonte Xhemi në pyetjet e ndjekësve të Arbanës.

Ajo ka treguar se debatojnë vazhdimisht për mënyrën si i jep makinës, por ka shtuar se aktualisht e ka marrë malli shumë për të.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.