Meta thumbon nga Vlora: Në Isopolifoni, si në demokraci, askush nuk duhet ti imponohet tjetrit, por të bashkëpunojë

0
118

Presidenti Ilir Meta ka qenë i pranishëm sot në qytetin e Vlorës në ditën e Flamurit dhe të Pavarësisë së Shqipërisë, ku ndër të tjera ka përkujtuar edhe 15 vjetorin e përfshirjes së së Isopolifonisë në listën e ‘kryeveprave të trshgimisë gojore të njerëzimit.’

 

Gjuha, kënga polifonike dhe identiteti i shqiptarit kanë qenë dhe do të jenë përherë një e të pandara!

Ndaj ku më bukur se në Vlorë, në djepin e lirisë dhe atdhedashurisë, dhe kur më shumë se sa sot, në Ditën e Shenjtë të ngritjes së Flamurit Kombëtar, mund të përkujtonim 15-vjetorin e përfshirjes së isopolifonisë shqiptare në listën e ‘Kryeveprave të trashëgimisë gojore të njerëzimit’, të mbrojtura nga UNESCO!

Kënga labe mbart në vetvete një model demokratik të sjelljes dhe të bashkëpunimit. Në polifoni, ashtu si në demokraci dhe pluralizëm, askush nuk duhet të pretendojë t’i imponohet tjetrit, por duhet të bashkëpunojë për qëllimin e përbashkët.

Ky është një mesazh i madh, jo vetëm estetik e muzikor, por edhe një vërejtje ndaj sjelljes përjashtuese, që ndjek sot elita politike në vendin tonë. 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here