Erdhi dimri/ Ja disa mënyra si të mbroni fytyrën nga i ftohti

0
140

I ftohti dhe era dëmtojnë shumë lëkurën dhe kjo periudhë cilësohet nga dermatologët si më delikatja përsa i përket lëkurës.

Për të evituar skuqjen dhe problemet e tjera është mirë të ndiqni këto këshilla nëse dëshironi të keni një lëkurë të thatë, të butë dhe të hidratuar.

1. Kujdes çfarë ushqime konsumoni

Ushqimi mund të bëjë diferencën mes një lëkure të bukur dhe një lëkure të dëmtuar e të ashpër nga i ftohti. Sigurohuni që në dietën tuaj ushqimore të ketë patate, vezë dhe shparg. Të gjitha këto ushqime janë të nevojshme për një epidermë të shëndetshme.

2. Përdorni serum

Gjeni një serum të veçantë i cili i përshtatet lëkurës tuaj. Ai do t’ju  ndihmojë të eleminoni skuqjen nga i ftohti.

3. Bëni maskë të paktën njëher në javë.

Një herë në javë mund të pastroni në thellësi lëkurën dhe ta hidratoni atë me ndihmën e një maske. Në këtë mënyrë ajo do të pastrohet në thellësi dhe lëkura do të vazhdojë të marrë frymë.

4. Mos përdorni ujë të ngrohtë

Uji i ngrohtë është i dëmshëm për lëkurën, shmangeni atë sa më shumë.

5. Grimi

Mundohuni që të mos përdorni shumë grim gjatë stinës së dimrit. Grimi në një lëkurë të thatë ka gjasa të bëhet si një maskë jo e mirë dhe që mund të plasaritet vende-vende. Gjithashtu përdorni grim që është kundër ujit, për t’i paraprirë kështu ndryshimit të motit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here