VIDEO/ Plas sherri në parlamentin e Tajvanit, kryeministrin e gjuajnë me mish derri

0
129

Një situatë kaotike u zhvillua në parlamentin e Tajvanit, ku deputetët e partisë opozitare Koumingtang filluan të hedhin mish të derrit, në kohën kur po debatohej pikërisht për largimin e ndalimit të importit të mishit të derrit.

Madje ka pasur edhe përleshje fizike mes deputetëve. Presidenti i Tajvanit Cai Ing-ven, ka paralajmëruar në gusht se qeveria e atëhershme nga 1 janari do të miratojë importimin e mishit të derrit, shkruajnë mediat e huaja.

Për t’ja bërë të pamundur fjalimin kreut të qeverisë, deputetët e pozitës kishin formuar një barrierë rreth tij, kurse deputetët e opozitës fishkëllenin dhe mbanin transparentë nëpër duar.

Kur kryeministri nisi të flasë, deputetët e opozitës i gjuatën me mish derri. Më pas, nisii konflikti masiv mes deputetëve të të dyja palëve.

Pozita tha se pamjet ishin të neveritshme dhe të papranueshme. Ndërsa, opozita e vendit bën fajtore qeverinë, pasi sipas saj, ka ndërmarrë një veprim aspak të mirë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here