Standard.al

Vendosi flamurin kuqezi në Kuvendin serb, deputeti shqiptar: Të reagojnë ndërkombëtarët…

0

Deputeti shqiptar Shaip Kamberi në Kuvendin e Serbisë  i cili vendosi flamurin kombëtar në institucion në një intervistë për ABC e Mëngjesit është shprehur se një veprim i tillë kishte të bënte me faktin se Serbia duhet të reflektojë

Kamberi ndër të tjera në fjalën e tij është shprehur se është e rëndësishme që komuniteti shqiptar të përdorë simbolet e tij kombëtare siç ndodh në çdo vend tjetër.

Sipas tij veprimi i tij është përshëndetur edhe nga shumë serbë të cilët i kanë shprehur mbështetjen e tyre për këtë të drejtë që ato kanë si komunitet.

“Unë siç e thashë dhe një ditë më parë krahas gjuhës kombëtare simboli kombëtar është një tjetër element i rëndësishëm që shpreh identitetin tonë dhe një gjë e tillë na është mohuar nga Serbia që në vitin 2001. Në kemi nisur disa herë procedura deri në gjykatën e lartë por na janë refuzuar.

Kërkesa ime nuk është vetëm për përdorim privat por edhe shtetëror. Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Kosova e kanë një ligj ku komunitetet e përdorin simbolin e tyre pa asnjë problem ndaj dhe unë me veprimin tim kërkoj këtë ligj që të respektohen simbole tona kombëtare si  komunitete. Flamuri Kuq e ZI është më i vjetër si flamur kombëtar sesa shtetëror, prandaj ndër breza ku cilësohet i tillë dhe është konsideruar dhe është i afërt për çdo shqiptarët. Serbia e di sesi është e vërteta por e ndalon qëllimisht përdorimin e tij.

Lobimi në parlamentin serb është ik pamundur pasi jemi pak deputet por një gjë e tillë duhet të sjellë dhe të nisë në rang ndërkombëtar.

Gjatë rrugës duke  u kthyer dje ka pas dhe shumë serb që më kanë shprehur mbështetjen e tyre pasi nuk janë të gjithë si Daçiç dhe Bërnabiç pasi duan vendosjen e paqes në Ballkan”, është shprehur deputeti.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.