Turpi i Rilindjes, i bën gjyq politik Veton Surroit dhe i heq titullin “Nderi i Qarkut”

0
140

Turpet dhe skandalet e Rilindjes nuk kanë fund. Publiçistit dhe politikanit kosovar Veton Surroi, i hiqet titulli “ Nderi i Qarkut Kukës” i dhënë nga Këshilli i Qarkut Kukës në vitin 2015. Vendimi është marrë nga Këshilli i Qarkut Kukës, në mbledhjen e radhës të mbajtur të premten. Ky vendim sipas Kryetarit të Këshillit të Qarkut Abdulla Domi, është marrë si rrjedhojë e kërkesës drejtuar Këshillit të Qarkut nga dy intelektualë të Kukësit,të cilët sipas Domit kanë paraqitur edhe argumentet përkatës.

Fare mirë dihet se nga kush është urdhëruar ky vendim, pas qëndrimeve që ka mbajtur Surroi ndaj pushtetarëve në Shqipëri. Vetë Edi Rama luajti rolin e njeriut që nuk ishte në dijeni të ccështjes dhe e quajti lajthitje kolektvie, duke ja lënë në dorë peshqeshin kryebahskiakut të Kukësit dhe Këhsillit të Qarkut.

Ndërsa vetë kryebashkiaku i Kukësit Safet Gjici fillimisht u mundua tja kalojë peshën e përgjegjësisë për këtë vendim Këshillit të Qarkut, më pas e fshiu statusin dhe në një status të dytë kërkoi falje për vendimin e marrë. Në mbledhjen e zhvilluar sot, Gjici deklaronte se është më së e arsyeshme ti hiqet titulli Veton Surroit. “Ai ka ndërmarrë një fushatë, politike, mediatike kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Dhe ne nuk mund ta pranojmë këtë nder qarku. Çfarë nderi qarku është? Duhet ta heqim sot dhe ta çojmë në Gjykatë. Realisht deri sot ai flet gjithë ditën kundër asaj për të cilën ka marrë nderi i qarkut nga ana jonë.”, tha Gjici.

Padyshim Rilindja vërtetoi sot një nga vetitë më të të errëta të saj e cila përblidhet me devizën: “Kush nuk mendon si ne, duhet sulmuar e akuzuar”. Të bësh një turp të tillë për një publicist me penë të artë dhe mbi ët gjitha një politikan me kontirubute për Kosovën si Veton Surroi, do të thotë që ndjenjën e anti kombëtarizmit ta kesh të ngulitur në zemër.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here