Pamjet kur dy persona djegin makinën e shefit të paraburgimit…

0
121

Publikohen pamjet ku shfaqen dy persona duke i vënë flakën makinës në pronësi të shefit të paraburgimit Vlorë, Feim Alisinani.

Siç shihet në pamjet e mëposhtme të publikuar nga “Ora News”, dy persona i janë afruar automjetit, ndërsa njëri thyen fillimisht xhamin e tij.

Më pas, me anë të benzinës, ata kanë djegur automjetin.

“Rreth orës 01:00, në lagjen ‘Hajro Çakërri’, Vlorë, ka rënë zjarr dhe është djegur plotësisht automjeti i markës ‘Nissan’, në pronësi të shtetasit F. S. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin paraprak të policisë lidhur me ngjarjen.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here