Mediu: Rama ka shkatërruar çdo mundësi mirëbesimi, për zgjedhje të lira…

0
143

Që në fillim të takimit me strukturat e PR në Njësinë Nr.3,  Kryetari i PR Fatmir Mediu bëri thirrje për një kujdes të veçantë nga Pandemia e Covid 19.

“Shumë jetë kanë humbur, dhe shumë të tjerë kanë kaluar vështirësi të mëdha shëndetësore, dhe pamundësi financiare, për t’u përballur”.

“Kostoja e kurimit të COVID është disa herë më e lartë se paga mesatare mujore, dhe papunësia e varfëria ka rënduar më shumë këtë situatë.

“Zgjedhjet parlamentare të 25 Prillit kanë një rëndësi kombëtare”.

“Rama ka shkatërruar çdo mundësi mirëbesimi dhe bashkëpunimi, për zgjedhje të lira dhe të ndershme”, tha kreu republikan .

“Si asnjëherë më parë, nuk ka një reformë zgjedhore, për të zbatuar rekomandimet e OSBE/ODHIR-it”.

“Me qëllim të qartë manipulimi, ai ndryshoi Kushtetutën dhe Kodin Zgjedhor pa opozitën, në kundërshtim me kërkesat e Bashkimit Europian dhe kushteve të Gjermanisë”.

“Për këtë arsye, vendet anëtare të BE, janë kundër hapjes faktike të negociatave ndërmjet konferencës ndërqeveritare, që pritej të zhvillohej, nëse Shqipëria do të plotësonte kushtet e vendosura nga Bundestagu Gjerman”.

“Ndryshimet kushtetuese që bëri Rama, nuk janë praktikë e asnjë vendi të NATOs, apo vendeve që duan të bëhen pjesë e BE”.

“Edhe Putini, që Rama kërkon të imitojë, e ndryshoi Kushtetutën me referendum”.

“Regjimi i korruptuar në pushtet, nuk ka asgjë të përbashkët me BE-në, sepse Bashkimi Europian është çdo gjë e kundërt me atë që ka ndërtuar Rama, është respekt për qytetarët, Kushtetutën, ligjin, institucionet, është luftë kundër korrupsionit dhe krimit, është standart ekonomik dhe social”, tha Mediu.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here