Kush është i riu që u vra nga shoku, teksa ishin për gjah…

0
94

Vrasja e 22-vjeçarit në Fushë Bulqizë rreth mesnatës dyshohet se ka ndodhur aksidentalisht. Sipas një rindërtimi paraprak të ngjarjes nga policia, i riu u qëllua nga një shok i tiji, teksa të dy kishin dalë për gjah.

22-vjeçari Elidon Basha (Shabani) humbi jetën rrugës për në spital, ndërsa autori – Klodian Kola, 27 vjeç, është shoqëruar në polici.

Ngjarja

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se, rreth orës 23:30 të mbrëmjes së djeshme, në një kodër të fshatit Fushë Bulqizë, në rrugën Fushë Bulqizë – Kodër Dane, Kola së bashku me Bashën dyshohet se kanë qenë duke gjuajtur me çifte.

Dyshohet se nga pakujdesia, Klodian Kola ka plagosur shokun e vet Elidon Basha, i cili ka humbur jetën rrugës për në spitalin e Tiranës.

Menjëherë pas njoftimit të marrë u ngrit grupi hetimor për zbardhjen e ngjarjes. U gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale arma e gjahut, një elektrik dore, motomjeti me të cilin këta shtetas kishin shkuar për gjueti dhe sende të tjera të vlefshme që do t’i shërbejnë zbardhjes së ngjarjes.

Efektivët e Policisë kanë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Bulqizën 27-vjeçarin, për veprime të mëtejshme hetimore.

“Nën drejtimin e Prokurorisë, strukturat hetimore të Drejtorisë vendore të Policisë Dibër vijojnë punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes”, njoftoi policia.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here