Standard.al

Udhëzimi/ Si do zhvillohet mësimi i kombinuar! Detajet e skenarit II

0

Skenari i dytë i mësimdhënies, i pritshëm me kohë, pas valës së dytë të virusit në vendin tonë, parashikon që mësimi të zhvillohet midis prezencës fizike në klasë dhe mësimit online.

Nuk ka të bëjë aspak me zhvillimin e orëve të kurrikulës bazë në klasë dhe lëndëve të tjera në shtëpi, por mësimin një javë në shtëpi dhe një javë në klasë. Shkollat duhet të ribëjnë një grafik të ri ku do të ndajnë klasat që do të zhvillojnë mësim në javët çift dhe ato në javët tek. Një tjetër zgjidhje është ajo e ndarjes së grupeve brenda së njëjtës klasë, të cilat alternohen.

Gjithçka duket e thjeshtë për shkollat me dy turne. Po ato me tri apo katër të tilla?! Udhëzimi i detajuar i Ministrisë së Arsimit paramendon ndarje në turne e nënturne, duke e çuar ditën e punës së një mësuesi 12 orë, nga ora 08:00 deri në 19:45 kur mbyllet orari i fundit i mësimit që zakonisht priret të jetë online. Përveç ndryshimit të modaliteteve të mësimdhënies, grupet e nëngrupet ndryshojnë edhe orarin e mësimit. Për shembull, nga 17:00 me 19:45 në 14:00 me 16:45, diçka që me gjasë do të çorodisë jo vetëm nxënësit, por edhe prindërit, të cilët është mirë të përshtaten shpejt.

Në mësimin ekstrem me katër grupe kohëzgjatja do të jetë 25 minuta, ndërsa në ato me dy apo tri turne, 30 minutëshe. Ndërsa ngarkesa e mësuesit do të rritet edhe më. Mesatarisht, do të bëjë shtatë orë mësimi shtesë në javë, të cilat do të paguhen si orë suplementare. Sakaq, të mos harrojmë që vlerësimi me notë do të zhvillohet vetëm për orët e qëndrimit në klasë. Një vështirësi ekstra kjo për mësuesit, të cilët duhet të mësojnë mirë të vlerësojnë elektronikisht për detyrat në klasë. Për kohëqëndrimin në klasa mbeten në fuqi rregullat e protokollit të Ministrisë së Shëndetësisë, ku nuk lejohen më shumë se 17 apo 18 nxënës në klasë, dritaret duhet të jenë të hapura dhe nxënësit, krahas detyrave, nuk duhet të shkojnë në shkollë pa maskë e higjienizues.

Panorama

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.