Standard.al

Tërmeti i 26 nëntorit/ Reagon Vasili: Ramës nuk i doli koha për rekuperimin e pasojave, se gjithë vitin e perdori për të vjedhur

0

Nënkryetari i Lëvizjes Socialsite për Integrim Petrit Vasili ka reaguar me një shenim në faqen e tij në facebook pas videos se Edi Ramës një vit pas termetit tragjik të vitit të kaluar.

“Edi Ramës nuk i mjaftoi një vit kohë për rikuperimin e pasojave të termetit”, shkruan Vasli.

“Edi Ramës nuk i doli koha se të gjithë këtë vit e perdori për të vjedhur vendçe duke miratuar dhjetra PPP miliardere në Kuvendin Monist”, vijon shenimi i tij.

 

 

Ja postimi i plotë:

Edi Rama nuk ka kohë!

Edi Ramës nuk i mjaftoi një vit kohë për rikuperimin e pasojave të termetit.

Edi Rames nuk i doli koha se të gjithë këtë vit e perdori për të vjedhur vendçe duke miratuar dhjetra PPP miliardere në Kuvendin Monist.

Edi Ramës nuk i doli koha sepse e përdori kohën për të shembur Teatrin në kulmin e pandemisë dhe të Gjendjes së Jashtëzakonshme për të grabitur 250 milionë euro.

Edi Ramës nuk i doli koha se e përdori për të shkatërruar konsensusin për Reformën Zgjedhore dhe duke mbyllur çdo mundësi për çeljen e Negociatave për anëtarësim të Shqipërisë në BE.

Edi Ramës nuk i doli koha se e përdori për të mbyllur qepenat e biznesit të vogël e mesëm për të hedhur në rrugë të papunë gati 100 mijë të rinj me qellimin se ata do të iknin nga vendi për t’ia falur Shqipërinë padroneve të Kuislingut Edi Rama.

Edi Rama s’ka kurrë kohë për zgjidhje.

Edi Rama ka vetëm Video per qytetarët.

Image

 

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.