Sizmiologu i njohur: Tërmeti i 26 nëntorit më i fuqishmi, ja sa herë pati pasgoditje

0
137

Sot bëhet një vit nga tërmeti i mëngjesit të 26 nëntorit në 2019, i cili shkaktoi disa viktima dhe shkatërroi mijëra banesa të banorëve në Durrës dhe rrethinat rurale.

Në një intervistë për “Fax News” ka folur sizmiologu, Rrapo Ormeni, i cili e ka renditur tërmetin e vitit të kaluar në mesin e atyre më të fuqishmëve dhe se përgjatë vitit kanë vijuar goditjet e njëpasnjëshme të tërmeteve me magnitudë më të ulët.

“Tërmeti i 26 nëntorit 2019, në orë 03:54 është një ndër tërmetet më të fortë që ka rënë në vendin tonë, që ka rënë 40 vitet e fundit , që rendit në më të fortit që ka rënë  në bregdetin e detit Adriatik, pas tërmetit të vitit 1866 me magnitudë 7.1 në Dubrovnik, tërmeti të 1905  në Shkodër me 6.6 , tërmeti i vitit 1967 në Dibër me magnitudë 6.7, tërmeti të 15 prillit 1979 në Ulqin  me magnitudë 7 dhe tërmeti i Durrësit me magnitudë 6.4.

Pra renditet në tërmetet më të fortë për sa i për ketë efektit shkatërrues që kanë pasur këto tërmete në këto zona në bregdetin Adriatik ku ato kanë rënë. Tërmeti i 26 nëntorit nuk erdhi rastësisht pasi kishte një para-goditej në 21 Shtator një tërmet me manitudë 5.8 rihter e cila pati një aktivitet për gati 5 ditë më pasi u ndërpre. Pastaj tërmeti i 26 nëntorit u shoqërua më pas edhe me një seri të madhe goditjesh, që arritën deri në magnitudën 5.5 të shkallës riter me njëherë pas rënies së tij, që vijuan në dhjetor me 5.3 në janar me 5 dhe më vonë me magnitudë 4.9. Kanë vazhduar pothuajse për një vit goditjet në magnitudë më të vogla dhe tani është në procesin e shuarjes së plotë efekti lëkundës i shkaktuar nga tërmeti 26 nëntorit”, tha Rrapo Ormeni.

Lidhur me situatën e shkaktuar edhe se përse Durrësi ishte qyteti që pati më tepër dëme nga tërmeti, Sizmologu Ormeni thekson se pllakat janë arsyeja e shkaktimit të tërmetit dhe se ka pasur edhe ndërhyrje në ndërtimeve të pallateve që më pas hasën probleme.

“Së pari zona e Durrësit është një zonë e cila ndodhet në frontin e përplasjes së mikro-pllaksë së Adrias me eurogjeninë Shqiptar që është edhe shkaku i tërmeteve, që në front aty janë edhe sforcimet më të mëdha sepse eurogjeni Shqiptarë hipën mbi pllakën e mikro-Ardias që lëvizin në drejtim të njëra tjetrës si pasojë e këtij kontakti shpesh herë ndodhin tërmetet të forta. Efekte e këtij tërmeti ishte i madh për faktin se epiqendra ishte e populluar siç ishte zona e Durrësi apo edhe në Tiranë dhe zonat rurale ku u ndie ky  tërmet. Po të ishte më i cekët do të ishte më i madh dëmi i shkakuar prej tij.

Faktorët kryesor janë kodet në  cilën janë updetuar disa herë por ne që nga viti 1979   kemi ngelur me kodin KTPN 89 i cili bazohet tek harta intensiteteve kur dihet që është e nevojshme për ndërtimet shumëkatëshe, duhet të bazohen më tepër tek intensiteti i cili zëvendësohet me nxitimin. Duhet të lidhet me zonat mikro-izolimit në mënyrë që ti shërbejë inxhinierisë. Ky kod është i pa mjaftueshëm në realitetin e ri sizmik të zhvillimit urban në vendin tonë. Dhe qeveria ka ndërmarrë  hapa në për të futur kodin Eurokodin tek për të qenë i gatshëm edhe për vendin tonë. Por edhe cilësia e ndërtimeve, në të cilat ka pasur ndërhyre në to. Ka pasur ndërtime të cilat nuk janë bazuar në faktet e se çfarë lloj trualli është dhe duhen marrë masa anti-sizmike apo edhe cilësia e materialeve . Është e rëndësishme që ne ti bëjmë ballë tërmetit, duke marrë masa që ndërtesat të jenë të ndërtuara mirë atëherë jetët tona janë të sigurta”– theksoi Sizmologu Ormeni

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here