Standard.al

Situata nga Covid-19/ Deputetja Topi: Rama nuk na mbyll, se ka një faturë të lartë nga PPP-të

0

Deputetja Suzana Topi, gjatë fjalës në senacën e kësaj të enjte në Kuvend, teksa foli për situatën e pandemisë së Covid-19 në Shqipëri, tha se qeveria ”Rama 2” nuk është e përgatitur për një mbyllje tjetër, pasi sipas saj ka një faturë të lartë të koncesioneve, PPP-ve që i kushtojnë shumë buxhetit të shtetit. Thirrja e saj është shtimi i testimeve si një emergjencë kombëtare.

Fjala e plotë

Situata në spitalet tona është kritike, të sëmuret qëndrojnê me orë tëra në ambulancë në pritje për tu hospitalizuar, kjo tregon kolapsin e shëndetësisë për shkak të keqmenaxhimit nga qeveria. Në bazë të indikatorëve krahasues kurba e të infektuarve po rritet. Shifrat e njerrzve që kanë humbur jetën është më e madhe dhe e manipuluar sipas skemês të fshehjes qe po përdoret.

Vendosja e një sërë kufizimesh përfshirê ketu edhe vendosjen e detyrueshme të maskës në ambjentet jashtë është domosdoshmëri, por mos i rëndoni më shqiptaret me gjoba se po i merrni frymën. Rimburësimi i medikamenteve për tê sêmurët e prekur nga covid -19 është njê shumë fare modese ose e pallogaritëshme ,krahasuar me shpenzimet që kërkon kurrimi i një të sëmuri të prekur nga ky virus.

Spitalet nuk kane kapacitetet e duhura per te perballuar kete fluks te infektuarish. Situata imponon marrjen e masave shternguese , zeri i mjekeve dhe ekserteve duhet degjuar .Hapja e spitaleve rajonale me kapacitete ne mjete dhe burime njerrzore, forcimi i rolit te mjekut te familjes si dhe rritja e testimeve, gjurmimi, izolimi ,dhe kurrimi jane hallkat qe do te cojne ne uljen e rasteve te infektimeve dhe vdekshmerise nga Covid-19.

Gjej rastin per te falenderuar gjithe personelin shendetsor mjeket ,infermjeret, laburantet, farmacistet qe punojne me perkushtim ne perballimin e kesaj situate. Veçanërisht dua ti përulem me rrespekt gjithë personelit shëndetësor në spitalin e Prrenjasit por dhe gjithë mjekve të familjes në të gjitha qëndrat shëndetsore që në kushte të vështira japin kontributin e tyre human .Shpesh herë në komisionin e ekonomisë dhe në seanca plenare kam ngritur nevojën imediate që ka spitali i Prrenjasit për investim nê rikonstruksion dhe infrastukture.

Padiskutim qe njerrzit kane nevoje te punojne per te mbajtur familjet e tyre por ata duhet te jetojne dhe te ndihmohen me paketa ndihmese ekonomike ashtu si Kosova dhe vendet e tjera te rajonit. Ekonomia varet nga shendeti dhe shqiptaret ndihen te braktisur nga Kryeministri i vendit i cili duhet thote: Sa larg jemi ne ne marrjen e vaksines ?pse eshte rritur shperndarja e infeksionit? A jane ezauruar kapacitetet spitalore dhe nese po pse nuk hapet spitali Covid 3? kur do te vihen ne eficence spitalet rajonale? Edhe sa jete te humbura do te rendojne ne kurrizin tuaj Z . Rama?

Ju nuk mund te aktroni dhe te beni propagande sepse realiteti tani eshte i prekshem nga familjet shqipatre .Ju keni deshtuar ne keqmenaxhimin e pandemise,termetit dhe ekonomise. Shtimi i testimeve eshte emergjence kombetare,aktualisht nuk ka nje protokoll mjekimi, duhet nje udhezues i qarte klinik per te trajtuar te semuret me covid sipas fazave dhe semundjeve bashkeshoqeruese. Koha nuk pret. Shume vende prej kohesh kanë vendosur lock down, kane mbyllur shkollat, restorantet, kafente ne mbrojtje te perhapjes se infeksionit por kryeminstri i vendit tone nuk e ka hallin tek shendeti juaj te dashur shqiptare, por te leket se ku do ti gjeje ne rastin e nje mbyllje tjeter per nje pakete te trete, sepse ka nje fature te larte te koncesioneve, PPP-ve qe i kushtojne shume buxhetit te shtetit.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.