Qepenat mbyllur, shpopullim nga “virusi” Rilindje!

0
114

Klaudja Krasnika, përfaqësuese e LSI në Elbasan

Slogani për mandatin e tretë
“Qepenat Mbyllur”
Tashmë e kanë lancuar, kudo shkojnë, kudo shkelin mburren me Sloganin e tyre.
“Qepenat mbyllur” për të bindur qytetaret t’u japin mandatin e tretë.
Tashmë s’kanë mundësi zgjedhje as ku të shkrepin një foto me qepena ngritur, pasi 2 në 3 biznese kanë falimentuar.
E vetmja gjë që u ka mbetur per t’u thënë bizneseve është: A e përfitove pagën e luftës?
Paga e luftës po kalon viti e u kujtohet akoma sikur të ishte një bonus që e ke përfituar për të gjithë jetën e s’ke më nevojë të punosh!
Mandati i tretë kërkohet si shpërblim nga bizneset kundrejt kësaj qeverie në ikje për të gjitha detyrimet që u kërkon shteti.
Për qeratë e pa subvencionuara që çuan në mbylljen e shumicës prej tyre.
Për sigurimet e punonjësve duke mos u shërbyer në 3 muaj karantinë.
Për taksat lokalë që u dyfishuan.
Për burgimin e pronarëve që nuk paguan energji elektrike.
Per “gjobat “mujore qe Rilindasit vijnë e ua marrin në zarf bizneseve të cilëve u ka mbetur dhe pak ditë jetë në treg.
Kërkojnë mbështetje te dyert që u kyçën e ikën e braktisën këtë vend.
Ikën! E shpopulluat Shqipërinë!
Ikën edhe ata që deri dje besonin te ju “Rilindje”.
Ikën sepse ju jo vetëm nuk e ndryshuat por i inkurajuat të ikin.
Ikën profesionistët, iku Rinia, mbetën gjyshet edhe gjyshërit të cilët ti po i vdes sot nga Covid-19 dhe ata s’janë këtu ti japin një supë të ngrohtë!

Kërkojnë të bindin Shqiptarët për tu dhënë mandatin e tretë, me fytyrën e nxirë para tyre, duke e ditur mirë që mandati që ato do t’u japin është ndëshkimi i tyre përpara ligjit për gjithçka bënë në këto 8-vite keqqeverisje!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here