Standard.al

Policia ndërpret fejesën, arrestohet pronari i lokalit…

0

Pronari i një lokali në në Fushë Krujë është arrestuar nga policia pasi ka shkelur protokollin e masave anti-COVID.

Gjatë kontrolleve për parandalimin e aktiviteteve që ndihmojnë në përhapjen e COVID-19, policia ka konstatuar se në ambjentet e biznesit të 46-vjeçarit më iniciale XH.B, po organizohej një fejesë.

Sipas policisë, ky shtetas, në periudha të ndryshme kohore, është ndëshkuar disa herë me masa administrative, si dhe është proceduar 2 herë, për veprën penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë”, pasi është konstatuar duke organizuar ceremoni martesore ose festa familjare në kundërshtim me Aktin Normativ.

Policia ka sekuestruar orkestrën që do të përdorej në festën e fejesës si dhe ka proceduar penalisht DJ 20-vjeçar me iniciale N. H.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.