Paloka reagon ashpër: Rama do hetojë UÇK-në, Parlamentit shqiptar po i kërkohet sot të votojë një akt tradhtie kombëtare

0
94

Nënkryetari i Partisë Demokratike Edi Paloka ka reaguar ashpër për vendimin e mazhorancës parlamentare për ngritjen e Komisionit të Posaçëm, që do të hetojë akuzat e raportit të Dick Marty, sipas të cilit në Shqipëri janë kryer krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, në kuadër të luftës së UÇK-së në Kosovë.

Përmes rrjeteve sociale, Paloka shprehet se Parlamentit shqiptar po i kërkohet sot të votojë një akt tradhtie kombëtare!

“Parlamentit shqiptar po i kërkohet sot të votojë një akt tradhtie kombëtare!

Sapo dëgjova “objektin” e hetimit të komisionit hetimor që po ngre Rama sot në “parlamentin” e tij…

Është qartazi një akt tradhtie që po i kërkohet të marrë vulën e Parlamentit të Shqipërisë!

Rikthimi në opinion i akuzave për të ashtuquajturën “Shtëpi e Verdhë”, megjithëse ato janë hedhur poshtë vite më parë, pikërisht në kohën që drejtues të UÇK-së u dërguan në Hagë, kishte hijen e tradhtisë. Megjithatë “implikimi” i Bashës në akuzat e ngritura prej Ramës, edhe pse qartazi në mënyrë krejt absurde dhe qesharake, krijonte idenë se gjithë kjo maskaradë kishte qëllime politike; sulmohej Basha e njëkohësisht tërhiqej vëmendja nga katastrofa ku e ka çuar vendin Rama.

Sot, me objektin që i kanë vënë këtij komisioni hetimor, bëhet e qartë se qëllimi është vetëm një; hetimi i UÇK-së. Ky akt nuk ka vulë tjetër përveç asaj të tradhtisë.

Kreu i grupit të “rilindasve” deklaroi me “krenarinë” provinciale që e karakterizon, se “siç e shihni ky komision nuk do të hetojë Lulzim Bashën, po veprimtarinë e UÇK-së në Shqipëri…”

Sipas Ballës, qëllimi i hetimit qenkësh që të vërtetojë se UÇK-ja nuk ka bërë krimet për të cilat akuzohet…

Çfarë do të thote kjo?!! Parlamenti i Shqipërisë heton a ka bërë krime UÇK-ja?!! Po pse kush në Shqipëri ka dyshime që u detyroka Parlamenti të hetojë?!! Çdo të thotë kjo në një kohë që me këto akuza absurde janë dërguar në Hagë, drejtuesit e UÇK-së?!  Çfarë mesazhi i jepet botës kur vetë Parlamenti i Shqipërisë mendon se ka nevojë të hetohet veprimtaria e UÇK-së?!

Ky nuk është gjë tjetër vetëm një shërbim i fundit ndaj zëdhënësit të Millosheviçit, mikut të përbashkët të Ramës me çetnikët serb, një akt tradhtie kombëtare dhe një thikë pas shpine për drejtuesit e UÇK-së në Hagë!”, deklaroi nënkryetari i PD-së, Edi Paloka.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here