Standard.al

Olsi Bylyku harron këngën identifikuese të dashurisë dhe Egli ka dy fjalë…

0

Aktori Olsi Bylyku së fundmi ishte i ftuari i radhës në emisionin ‘Abc e Pasdites’.

Egli, partnerja e tij kishte përgatitur për të një listë me pyetje, të cilat iu shtruan Olsit në emision.

“Cila këngë është identifikuese e dashurisë tonë?”, ishte një ndër pyetjet.

Mirëpo Olsi nuk i ktheu dot një përgjigje, pasi nuk iu kujtua.

“Po se tha këtë, mos të vijë sot në shtëpi, kështu më ka shkruar Egli këtu”, tha moderatori.

Bëhej fjalë për këngën ‘Justin Timberlake-Mirrors’.

“Është e vërtetë, por unë nuk isha duke menduar atë, po mendoja kë shok kam që mund të fle sonte”, u shpreh Olsi duke qeshur.

Kujtojmë se para një viti e gjysmë, Olsi Bylyku dhe Egli Tako zyrtarizuan lidhjen e tyre.

Si një çift shumë simpatik, lajmet për ta përbëjnë gjithnjë interes, edhe pse mundohen që ta ruajnë privatësinë e marrëdhënies që kanë.

Image

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.