Një vit nga tërmeti, Dhima: Paaftësi dhe shkelje nga Instituti i Ndërtimit në vlerësimin e banesave në Durrës! Shqipëria do çlirohet përgjithmonë nga kjo qeverisje e papërgjegjshme…

0
101

Kur kanë kaluar një vit nga tërmeti tragjik që goditi vendin tonë dhe një ndër zonat më të dëmtuara ishte Durrësi, Lëvizja Socialiste për Integrim denoncon situatën me vlerësimin e banesave të dëmtuara nga ana e institucioneve shtetërore.

Zëvendëskryetari i LSI-së dega Durrës, Bujar Dhima deklaron se ajo që ka ndodhur është paaftësi dhe shkelje nga Instituti i Ndërtimit në vlerësimin e banesave në Durrës.

“Paaftësi dhe shkelje nga Instituti i Ndërtimit në vlerësimin e banesave në Durrës! Banorët me banesa të dëmtuara gjenden ende në gjendje kaotike e të paqartë pasi dëmet e tërmetit u vlerësuan nga punonjës të pakualifikuar. Kapacitetet profesionale të Institutit të Ndërtimit – institucioni shkencor i ngarkuar me vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga tërmeti lenë shumë për të dëshiruar. Nga 16 punonjës së Drejtorisë së Rregullave Teknike dhe Oponencës, 7 punonjës nuk kanë licencë për projektim, ky kriter i kërkuar, dhe 5 punonjës janë të sapodiplomuar dhe pa eksperiencë në fushën e projektimeve. Shpesh janë firmosur akt-ekspertiza të ndryshme për të njëjtën godinë, vepra që përbëjnë shkelje ligjore. 1 vit nga tragjedia e 26 nëntorit 2019 dhe banorët e Durrësit me shtëpi të dëmtuara janë ende pa informacion ose pre e padrejtësisë nga pushteti qendror dhe vendor, si edhe të inkompetencës dhe shkeljeve të Institutit të Ndërtimit. Më 25 prill Durrësi dhe mbarë Shqipëria do çlirohet përgjithmonë nga kjo qeverisje e papërgjegjshme dhe korruptive dhe do të nisë rindërtimi i vërtetë i Durrësit tonë”, deklaron Bujar Dhima, Zv/Kryetar i LSI Durrës.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here