LSI Durrës: Rama kërcënoi banorët e Shijakut dhe Durrësit, se nëse largohet “Rilindja” nuk do të ketë rindërtim
Dega e LSI-së në Durrës, reagoi në një postim në Facebook, për çështjen e rindërtimit në qarkun e Durrësit. Në postimin e bërë shkruhet se një vit pas tërmetit, në Shijak nuk është ndërtuar asnjë godinë.
Përfaqësuesi i LSI-së Bahri Shaqiri, deklaroi që Rama kërcënoi banorët e Shijakut dhe Durrësit, se nëse largohet “Rilindja” nuk do të ketë rindërtim, por do të marrë reagimin e qytetarëve që do ta rrëzojnë nga pushteti qeverinë në 25 prillë, për ti hapur rrugën e rindërtimit Shijakut dhe Durrësit.