Standard.al

‘Kur turpërohesh para vëllait’/ Këlliçi ndjesë Kosovës: Përfaqësohemi nga një 2-metrosh pa fjalë burri

0

‘Kretari i FRPD-së Belind Këlliçi ka krahasuar vendimet e dy kryebashkiakëve shqiptare, atij të Prishtinës dhe të Tiranës, mbi mbështetjen financiare ndaj të infektuarve me Covid-19.

Në postimin e tij në Facebook, Këlliçi vlerëson vendimin e Prishtinës për të mbështetur me 50 euro cdo të infektuar me Covid, duke theksuar se ky është rasti kur turpërohesh para vëllait të vogël, pasi Tirana nuk ka marrë asnjë vendim për këtë cështje, vetëm foto, me xixa, me drita, me ngjyra.

Postimi i plotë i Belind Këlliçit:

Kur turpërohesh para vëllait të vogël

Në Prishtinë, Këshilli i Komunës, ka miratuar me votë unanime propozimin e kryebashkiakut Shpend Ahmeti, për të dhënë 50 euro për të infektuarit me koronavirus, dhe 100 për ata të prekur që janë pensionistë.

Në një realitet tjetër, kryebashkia jonë, nuk jep asgjë. Vetëm foto, me xixa, me drita, me ngjyra.

“Rrugë, rrugë, rrugë” u bë “foto, foto, foto”.

Po nga Kosova na vjen lajmi se familjarët e vëllezërve Shemsedin e Isa Abazi nga Livoçi i Epërm i Gjilanit,

të cilët humbën jetën tragjikisht në gërmadhat e hotelit “Tropikal” në Durrës, nuk kanë marrë ende 16 mijë eurot e premtuara nga Edi Rama, “e jo fëmijët me i shkollu deri në master qysh ka thanë”, shprehet për Gazetën Express, Luljeta, nëna e tyre fatkeqe. “Për ndërtimin e shtëpive na kanë ndihmuar njerëzit. Zoti i shpërbleftë! Populli na ka ndihmu”, thotë ajo.

Ja pra, kur turpërohesh para vëllait të vogël.

Duhet t’i kërkojmë ndjesë Kosovës, se përfaqësohemi nga një 2-metrosh pa fjalë burri.

 

 

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.