Kryetarja e LRI-së Floida Kërpaçi ka reaguar në facebook, në 1 vjetorin e tërmetit. Ajo shkruan se kriza e pandemisë dhe e tërmetit ka ndikuar në jetën e përditshme të njerrësve.
Kërpaçi thekson se Qeveria është e paaftë dhe e ka mendjen tëk rrjetet sociale.
Postimi i Floida Kërpaçi:
Dështimi përballë krizave si tërmeti apo pandemia kanë sjellë reflektim tek shumë qytetarë që takoj në Tiranë.
Shqipëria u tregua e dobët sepse qeverisja është e paaftë, e fokusuar te postimet në rrjete sociale dhe jo tek kujdesi ndaj njerëzve. Por, a duhet lejuar Shqipëria të dështojë vetëm sepse qeveria aktuale është e paaftë të drejtojë?
Kjo situatë duhet të na bëjë më të interesuar për cilësinë e përfaqësuesve që zgjedhim në drejtimin e punëve; për vetëdijësimin që duhet të kemi ndaj veprimeve të politikanëve tanë kundrejt shtetit dhe demokracisë; të kërkojmë vazhdimisht llogari se cfarë bëhet me taksat dhe pse ato nuk përdoren për ti ardhur në ndihmë qytetarëve kur ata më shumë kanë nevojë, por ndërkohë përfitues bëhen miqtë pranë qeverisë.
Kriza të tjera mund të jenë duke pritur tek dera dhe asnjë shqiptar sot nuk e ka luksin që në drejtimin e vendit të jenë sërish njerëzit e gabuar.