Fatkeqësinë e kanë vuajtur njerëzit e thjeshtë/ Teliti: Nuk u bëhet vonë se ju flini rrugëve të pastrehë…

0
117

DORIAN TELITI

Fatkeqësinë e keni vuajtur dhe po e vuani edhe sot ju njerëzit e thjeshtë, ju të cilët edhe në ditët më të vështira të jetës tuaj nuk e ndjetë pranë dorën mbështetëse të qeverisë.

Përkundrazi, u shpërfillët dhe braktisët, pasi për ata, hajdutët e fatkeqësisë, ju njerëzit e thjeshtë jeni thjesht “numra pa vlerë” në regjistrat prej letre bakalli. Të vetmit numra që përbëjnë prioritet për ta janë ato me shumë zero të llogarive bankare në parajsat fiskale, atje ku fshihen lekët e gllabëruara të djersës dhe taksave tuaja.

Fatkeqësia është përdorur për të vjedhur kudo dhe hapur. I njëjti model vjedhjeje i 7 viteve të fundit, por tashmë nga një burim i ri, ai i gjoja – rindërtimit.

11 mijë e 500 familje sot nuk kanë shtëpi, sepse Edi Rama dhe Erion Veliaj zvarritën qëllimisht procedurat me muaj të tërë.

11 mijë e 500 familje sot nuk kanë shtëpi sepse Edi Rama dhe Erion Veliaj me ndërgjegje të plotë vendosën qëllimisht braktisjen e tyre, pasi u duhej koha e nevojshme për të realizuar në mënyrë tinzare devijimin e paligjshëm të fondeve të rindërtimit, duke i kaluar ato për zyra të qeverisë dhe të bashkisë.

Janë me mijëra metra katrorë që u merren qytetarëvë në nevojë për luksin e qeverisë së dështuar, për luksin e zyrave të lloqeve shumë e punëve hic.

Jane me dhjetëra e qindra pazaret që po bëhen me tokat që lirohen nga godinat ekzsituese, jo për të ndërtuar shtëpi, por kulla shumëkatëshe me shokët e për shokët.

Nuk u mjaftonin qindra milionë eurot e tenderave të kryera pa garë dhe në vlerë të plotë të fondit limit. Nuk u mjaftonin 2 miliardë eurot e kontratave koncesionare PPP.

Tashmë një mundësi e re vjedhjeje për ta është gjendur, ajo e pasurimit me fatkeqësinë tuaj nga një pakicë e vogël që tallen dhe bëjnë sehir me dhimbjen që ju ka pushtuar.

Nuk u bëhet vonë se ju flini rrugëve të pastrehë.

Nuk duan t’ia dinë se ju keni fëmijë apo edhe të moshuar që gjumi ndoshta nuk i zë brenda çadrave në qiell të hapur.
Sot, 11 mijë e 500 familje ndihen të humbur dhe të frikësuar, njëspj si një vot më parë, nga dimri i dytë që po troket.

As në kohë të mirë, as në kohë fatkeqësie, Edi Rama nuk ka prioritet njerëzit.
E vetmja gjë që u intereson është si të pasurohen, Kap Ça Të Kapësh cdo qindarkë, babëzia u ka errur sytë dhe nuk njeh më kufij.

Prandaj, koha e Edi Ramës ka mbaruar! Vendit I duhet një qeveri që punon për njerëzit!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here