Është e vështirë të jetosh në çadër, por nuk kam ku të shkoj me dy fëmijët, apeli i banores: Vini dorën në zemër!

0
112

Pasi ka kaluar plot një vit nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit 2019, ku shumë banorë humbën familjarët e tyre bashkë me banesat në disa zona të Shqipërisë, një pjesë e tyre jetojnë ende në çadra.

Gazetarja e Fax News, Fjona Çela ka qenë sot pranë familjes së Rezarta Beut në Vorë, e cila ka përgjegjësinë për t’u kujdesur në kushte të vështira edhe për dy fëmijët e saj të mitur.

Familja Beu adresoi problemet dhe vështirësitë që po kalojnë në kushtet e një dimri të ftohtë, ndërsa bëjnë thirrje që rindërtimi i banesës së tyre të nis sa më parë.

“Ka qenë shumë e vështirë, pas periudhës që ra edhe Covidi, vështirësitë janë shtuar edhe më shumë. Kam shkuar edhe tek bashkia dhe më thonë se do fillojmë nga puna e rindërtimit për të gjithë, se kur nuk më kthejnë përgjigje. 

Është e vështirë të jetosh në çadër por nuk kam ku të shkoj me dy fëmijët, shyqyr që ka qenë pak diell koha se dimri është i vështirë”.

Ajo ngreh dhe një shqetësim që gjatë qëndrimit në çadër kanë qenë të rrezikuar nga gjarpërinjtë

“Gjatë verës ka patur probleme me gjarpërinjtë, shyqyr që erdhi dimri. Ka hyrë gjarpëri tek divani në 7 e 30 të mëngjesit, kishim frikë të hynim brenda bashkë me fëmijët”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here