Standard.al

“Donatorët po pengohen të ndihmojnë rindërtimin e shtëpive”/ Basha paralajmëron: Ka afera të tmerrshme, do t’i shohim në javët që vijnë!

0

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha thotë se në procesin e rindërtimit ka afera të mëdha, të cilat sipas tij do të publikohen nga PD në javët që vijnë.

I ftuar në emisionin “Çim Peka Live”, Basha tha se “donatorët po pengohen të ndihmojnë rindërtimin e shtëpive, sepse debatet e brendshme të qeverisë janë se kush do të marrë tenderin”.

Kryedemokrati ka theksuar se Rama nuk ka plan për rindërtimin dhe mania për ta paraqitur si propagandë në Facebook e Instagram, ka ndaluar çdo përpjekje për t’i dhënë zgjidhje problemeve.

Basha: Donatorët po pengohen të ndihmojnë rindërtimin e shtëpive, sepse debatet e brendshme të qeverisë janë se kush do të marrë tenderin.

Në ato raste kur t’i e ke të qartë që ato shtëpi që qëndrojnë aty prej 100 apo 120 vitesh, 50 apo 40 vitesh mund të rindërtohen, rindërtohen me kontribut financiar ndaj familjeve. Këtë e kanë kërkuar edhe familjet, edhe ne nga qeveria.

E dyta një transparencë totale. Siç do ta shikoni në javët në vijim ka afera të tmerrshme.

Mungesa totale e planit, mania për ta paraqitur si propagandë në Facebook e Instagram, ka ndaluar çdo përpjekje për t’i dhënë zgjidhje problemeve. Kjo me mua nuk kishte dhe nuk ka për të ndodhur. Një njeri i fiksuar pas televizionit personal mos prit të të japë zgjidhje.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.