Standard.al

1 vit nga termeti, PD ben bilancin: Po bëhen pazare me rindërtimin, njerëzit në çadra…

0

ORJOLA PAMPURI

Gjithë këtë vit të mundimshëm kemi takuar nëna me fëmijë që presin të dëshpëruar në çadra për ditën kur shtëpia e tyre do të rindërtohet. Më dhjetëra prej tyre, më kanë treguar me lot në sy për ditët e ftohta dhe pamundësinë për të ngrohur foshnjen e sapolindur, për ditët me shi, kur fëmijët nuk flinin nga frika e përmbytjes. Ky është dimri I dytë që do të kalojnë në të ftohtë, sepse kanë një qeveri të papergjegjshme që nuk mendon për këto nëna të vuajtura.

Është e dhimbshme të shikosh rrudhat në ballin e tyre, kur duan të të thonë se u I ka ikur çdo shpresë pr ndërtimin e shtëpisë.

Nënat janë të vuajtura, por ato janë të mençura. A

Aty në ato çadra apo në shtëpi të mjerueshme me qera jetojnë, nëna, të moshuar fëmijë, të cilëve fjalët u kanë mbaruar. E vetmja gjë që i mban në këmbë është shpresa, apo portreti I fëmijëve të tyre që në të gjithë këtë vështirësi gjejnë forcën të na buzëqeshin dhe të na pyesin se kur do të kenë një shtëpi. Janë ata fëmijë që u duhet të përballen edhe me mungesë të vakteve të ushqimit, edhe me distancën e largët nga shkolla në shtëpi, e për orë të tëra me canta në krahë, duhet të kapërcejnë rrugë me baltë, rrugë të gjata për të mbërritur deri në shkollë.

E atje në shkollë I këshillojnë se si duhet të ruajnë higjenën, e si si të ruajnë veten dhe familjen që të mos preket nga virusi, por realiteti në të cilin jetojnë, I tejkalon çdo mundësi për të bërë një gjë të tillë.

Por, Sot një vit pas tërmetit këto familje gjenden në kushte të vështira, ku askush nuk denjon t’I përgjigjet, përvec ndonjë ‘fatlumi’ shtëpia e të cilit është ndërtuar që të presë Ramën dhe propagandën e tij për ta inauguruar, dhe të bëjë shoën e rradhës.

Edi Rama nuk ka prioritet këto familje, fëmijët, nënat, vështirësinë me të cilën ato po përballen, varfërinë që I ka kapluar. Prioriteti I tij është të bëjë shoë dhe fatkeqësinë e tyre ta përdorë politikisht.

Nënat janë të vuajtura, por janë të mënçura. Ato e dinë se me këtë qeveri nuk ka shpresë për familjet e tyre. E dinë se ndërtimi I shtëpisë është vonuar qëllimisht, që të përdoren për fushatë dhe për të kënaqur klientët e kryeministrit. Këto nëna meritojnë më shumë! Atyre u duhet një qeveri që punon për shtëpinë e tyre dhe për familjen e tyre!

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.